Klinika Champs Elysées ju ofron shërbime të një kirurgjie estetike moderne dhe inovative me rezultate unike dhe natyrale. Dr. Vladimir Filaj krijoi të parën klinikë dedikuar mjekësisë dhe kirurgjisë estetike në Shqipëri. Ajo filloi aktivitetin e saj në vitin 2006 dhe solli përvojën franceze në këtë fushë.

Si në Kirurgji Estetike, ashtu edhe në Mjekësi Estetike, propozimet dhe shërbimet që gjeni në këtë klinikë ofrohen pas një diagnostikimi të personalizuar. Ndërhyrjet që kjo klinikë propozon përfshijnë të gjithë trupin, fytyrën, hundën, veshët, gjirin, siluetën, barkun, krahët, kofshët dhe pjesët intime.

Klinika Champs Elysées ju ofron shërbime në kirurgji estetike që përfshijnë lipoaspiracionin apo thithjen e dhjamit, abdomoplastikën apo reduktimin e volumit të barkut, kirurgjinë e gjirit me rritjen apo zvogëlimin e volumit të tij ,kirurgjinë e fytyrës, qafës dhe gjithë zonave të trupit.

Ju do të gjeni po ashtu të gjitha shërbimet e mjekësisë estetike si: Filler, Botox, Curl lift, Peeling, Lipofilling, Trajtimet me lazer, Mezoterapia, Mikro-dermabrazioni, Trajtimi i celulitit, Plakja dhe trajtimet anti-age.

Duke patur parasysh që çmimi luan një rol të rëndësishëm për pacientët, Klinika mjekësore “Champs Elysées” ju garanton shërbimet më të mira me çmimet më të favorshme.

Top Channel