U kap “mat” duke shkëmbyer puthje me Ministrin e Shëndetësisë. Kush është sekretarja milionere, nënë e tre fëmijëve (FOTO)

25/06/2021 10:57

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock u ‘kap mat’ teksa shkëmbente puthje të zjarrta me sekretaren e tij Gina Coladangelo, të cilën e punësoi vitin e kaluar.

Coladangelo është drejtoreshë në fushën e komunikimeve në firmën e modës ‘Oliver Bonas’, e themeluar nga bashkëshorti i saj.

Milionerja punon për kompaninë e themeluar nga bashkëshorti i saj, ndërsa është gjithashtu edhe ‘krahu i djathtë’ i Ministrit të Shëndetësisë.

Nënë e tre fëmijëve, 43-vjeçarja është një aksionare kryesore në kompani, si dhe drejtoreshë në firmën në agjencinë e komunikimeve ‘Luther Pendragon’.

Coladangelo jeton me burrin dhe tre fëmijës e saj në Londër, ndërsa fotot e saj teksa puthte në mënyrë pasionante Ministrin e Shëndetësisë bërën bujë në mediat e huaja.

Mediat zbulojnë se këta dy të fundit njihen prej kohësh dhe janë takuar për herë të parë në Universitetin e Oksfordit ndërsa punonin në radio studentore së bashku.

Ajo studioi politikë, filozofi dhe ekonomi (PPE) në Oksford midis viteve 1995 dhe 1998, po ashtu edhe Hancock.
Pavarësisht se ata e njihnin njëri-tjetrin dhe me sa duket ruajtën miqësinë e tyre, Hancock u martua me Marta Millar në 2006, me të cilën tani ka tre fëmijë.

Një burim i tha ‘The Sun’ se ishte ‘tronditëse që Ministri i Shëndetësisë kishte një lidhje jashtëmartesore në mes të një pandemie, me një sekretare që ai përdori paratë publike për ta punësuar”.

Ndërsa, një mik i sekretarit tha se: “Ai nuk ka asnjë koment në lidhje me çështjet personale. Nuk është thyer asnjë prej rregullave”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel