Kuvendi “rihap” Vetingun, ngrihet komisioni Ad Hock për plotësimin e vendeve vakante në KPK dhe KP

24/06/2021 21:06

Para se të mbyllë  punimet, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit parlamentar Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.

12 anëtarët e këtij komisioni kanë një javë kohë për të përzgjedhur anëtarët zëvendësues në komisionet e Vettingut.

Përbërja e Komisionit Ad Hock

Mazhoranca:
1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare
Opozita:
1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar

VENDIM
Nr. 60/2021
PËR KRIJIMIN DHE PËRBËRJEN E KOMISIONIT AD HOC ME 12 ANËTARË
PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR ANËTARË ZËVENDËSUES
PËR POZICIONET KOMISIONER TË KOMISIONIT TË PAVARUR
TË KUALIFIKIMIT DHE KOMISIONER PUBLIK
Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin
kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me propozimet e kryetarëve të grupeve
parlamentare,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
I. Krijimin e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Anëtarë
Zëvendësues për Pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe
Komisioner Publik.
II. Përbërja e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve është si më
poshtë:
a) Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare
b) Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar
2
1. Edmond Leka anëtar zëvendësues
2. Arben Elezi anëtar zëvendësues
III. Përzgjedhja dhe votimi në Komisionin ad hoc bëhet nga lista për votim e përcjellë nga
Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve me shkresën nr. 1553/5 Prot., datë 31.5.2017,
nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar voton për një
kandidat.
IV. 1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon nëse kandidatët e listës për votim, të
përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve gjatë vitit 2017 shprehin ende
interes për të qenë kandidatë në këtë proces, si dhe nëse plotësojnë kriteret e zgjedhjes së
anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit sipas përcaktimeve në nenin 6 të ligjit nr. 84/2016
“Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për
periudhën 2017-2021 si më poshtë:
a) ndaj kandidatit nuk ka nisur një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së
prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka
qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave
që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
b) kandidati nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur
pozicione drejtuese në një parti politike;
c) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër
disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;
ç) kandidati nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy
viteve të fundit;
d) kandidati nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i
Drejtësisë;
dh) kandidati nuk është më shumë se 65 vjeç.
2. Për plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 1 të paragrafit IV të këtij vendimi,
kandidati dorëzon në Kuvend brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit
shprehjen e interesit dhe deklarimin e nënshkruar prej tij, me anë të të cilit deklaron
mosekzistencën e shkaqeve për të kandiduar. Deklarimi i rremë përbën shkak për përgjegjësi
penale sipas ligjit.
3. Mosshprehja e interesit nga ana e kandidatit, si dhe mosdorëzimi i vetëdeklarimit prej
kandidatit brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sipas përcaktimeve
të pikës 2 të paragrafit IV të këtij vendimi, përbën shkak për heqjen e kandidatit nga lista për
votim.
V. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për ngritjen e sekretariatit teknik që do
të mbështesë punën e Komisionit dhe funksionimin e sistemit elektronik, që mundëson votimin
e fshehtë të emrit/emrave të anëtarëve zëvendësues, në zbatim të kërkesave të nenit 10 të ligjit
nr. 84/2016.
3
VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gramoz RUÇI
Miratuar në datën 24.6.2021

Top Channel