Aksident në aksin rrugor aksin rrugor Hani i Hotit–Vermosh, makina përplaset me mjetin bujqësor

24/04/2026 21:37
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”.

Automjeti me drejtues shtetasin L. S. është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin P. P.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel