Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Real Madridi ka bërë një hap fals që mund t’i kushtojë titullin e La Ligas, duke u ndalur në një barazim dramatik 1-1 në transfertën delikate të javës së 33-të ndaj Real Betisit.
Ndonëse skuadra e Arbeloas e pati fitoren në xhep për pothuajse gjithë takimin, një gol në frymën e fundit nga Hector Bellerin ka përmbysur të gjithë skenarin, duke ndryshuar tërësisht ekuilibrat e garës në krye të tabelës.
Takimi nisi në mënyrën ideale për “Los Blancos”. Që në minutën e 17-të, ishte braziliani Vinicius Jr. ai që zhbllokoi shifrat, duke treguar sërish formën e tij fantastike dhe duke e dërguar topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë. Ky gol solli qetësi në radhët e madrilenëve, të cilët menaxhuan lojën dhe u përpoqën të administronin me cinizëm avantazhin minimal. Me këtë rezultat të përkohshëm, Reali po i bënte një presion direkt Barcelonës kryesuese, duke ngushtuar diferencën e pikëve pikërisht në ndeshjen hapëse të kësaj jave.
Por futbolli e rezervon shpesh dramën për sekondat e fundit. Kur dukej se gjithçka po shkonte sipas planit dhe madrilenët po bëheshin gati të arkivonin tri pikë thelbësore nga Andaluzia, vendasit gjetën forcën për t’u rikthyer. Në minutat e kohës shtesë, ishte pikërisht ish-lojtari i akademisë së Barcelonës, Hector Bellerin, ai që gjeti rrugën e rrjetës. Goli i tij shokoi prapavijën e Realit dhe u ngriu buzëqeshjen miqve në momentin më të gabuar të mundshëm, duke vulosur shifrat përfundimtare në 1-1.
Ky barazim in extremis ngjan si një dhuratë e vërtetë, ose më saktë një “asist” perfekt për Barcelonën. Duke qenë se katalanasit kanë ende për të zhvilluar ndeshjen e tyre për këtë javë, ata kanë tani shansin e artë që me një fitore të thellojnë edhe më shumë hendekun në krye të renditjes. Me vetëm pak javë të mbetura nga fundi i kampionatit, ky hap i gabuar i Real Madridit duket si goditja deçizive që i jep fund shpresave të tyre për trofeun, duke e lënë fatin e La Ligas pothuajse plotësisht në duart e rivalëve historikë.
Top Channel