Aksident tragjik në Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur
Përplasja online mes deputetit të PD Belind Këllicit dhe ministrit të jashtëm Ferit Hoxha, vijon sërish pasi ky i fundit përmes zyrës së shtypit reagoi dhe deklaroi se mesazhi që demokrati kishte publikuar, nuk ishte i vërtetë.
Bëhet fjalë për një mesazh WhatsApp-i, ku Këlliçi pretendon se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.
Pas përgënjeshtrimit që Hoxha i bëri, ai ka publikuar sërish foto nga komunikimi në këtë grup, ku shihet se Hoxha e ka fshirë mesazhin e mësipërm.
“Ferit, nuk kalohet ky incident i rëndë, kjo shkelje e paprecedentë e etikës duke fshirë mesazhin, ku ke fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe duke gënjyer me zëdhënës për media.
Gjurmët e tua janë aty, tek grupi “Ambasadorët”. Jo vetëm e ke bërë atë koment poshtërues, por tani ke nisur gjuetinë e shtrigave për të gjetur personin që nxori mesazhin. Nuk e mbulon dot skandalin me mashtrim!

Jep dorëheqjen, është e vetmja mënyrë që të shpëtosh dinjitetin e Institucionit që drejton dhe të korrigjosh dëmin që ke shkaktuar në diplomacinë e Shqipërisë.
Çdo orë, çdo ditë më shumë e jotja në krye të Ministrisë së Jashtme është një turp për të gjithë ne”, shkruan Këlliçi.
Top Channel