“30 Qershori” në “Venecia”/ Ngjela: Kryetarja e Shkodrës nuk merr vesh nga ligjet, ata…

25/06/2021 10:55

Ditën e djeshme përfundoi, seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë lidhur me “zgjedhjet” e 30 qershor të 2019-ës.

Gjykata Kushtetuese vendosi që t’i drejtohet Komisioni të Venecias për marrjen e një opinioni.

Në lidhje me këtë vendimi i cili ishte temë e ditës së sotme në emisionin “Breaking” në TopNews i ftuar ishte avokati i njohur Spartak Ngjela. Avokati tha se Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk merr vesh nga ligjet, mua do më tregosh se cilin ligj ka shkelur mazhoranca që ka zhvilluar ligjet. Ata që kërkonin ata ishte destabilizimi i Shqipërisë shkak i frikës së reformës në drejtësi.

“Gjykata Kushtetuese quan shkeljen e presidentit pasi nuk mund ta zhvendos ai datën e zgjedhjeve. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk merr vesh nga ligjet, mua do më tregosh se cilin ligj ka shkelur mazhoranca që ka zhvilluar ligjet. Ata që kërkonin ata ishte destabilizimi i Shqipërisë shkak i frikës së reformës në drejtësi. Të dëmtuar nga kjo është Shqipëria, analiza ime është politike.

Në qoftë se fiton Shoqata e Bashkisë do bëhen zgjedhjet vendore, është Venecia ajo që do të vendosë pasi Kushtetuesja tani është e ndërvarur nga Vendecia. Meta ka disa shkelje dhe ata marrin vlerë të madhe negative pasi ai ka goditur SHBA nëpërmjet Rusisë, ky akt jep motiv shumë të rrezikshëm. Meta është në një rrezik shumë të madh, Partia Demokratike është kthyer provinciale pasi janë njerëz me komplekse të brendshme. Pushtet nuk kanë por kanë pasion,” tha Ngjela./GazetaShqip

Top Channel