E mërkurë, 28 Tetor 2020
10:28
Shqipëria ndryshon kundërshtarin nga Covid, zgjedh Kosovën për miqësoren e radhës

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësoreje me Kosovën më 11 nëntor 2020.

10:22
“Po punojmë për të gjetur investitorë që të rindezin rafinerinë”/ Rama thirrje grave naftëtare: Do vij tek ju sapo të mbyllni grevën

Edhe njëherë kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në Ballsh ku prej 14 ditësh tashmë gratë e rafinerisë së naftës janë në grevë. Këto të fundit sot janë shprehur se nuk dalin nga greva pa marrë pagat e fituara me gjyq.

10:21
Elbasan/ Vjedhje, lëndë narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 persona të arrestuar dhe 1 i proceduar penalisht

4 persona janë arrestuar gjatë kësaj të mërkureje(28.10.2020) nga Policia e Elbasanit.

10:21
Vazhdon të rritet numri i civilëve të vdekur nga sulmet e Armenisë në Azerbajxhan

Në sulmet me artileri dhe raketa që Armenia ka kryer ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan deri tani kanë humbur jetën 69 civilë dhe janë plagosur 322 të tjerë.

10:19
Ledri Vula nuk kursehet, zbuloni sa ka shpenzuar vetëm për një orë (FOTO)

Reperi i dashur për publikun, Ledri Vula, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave të shumtë me stilin e tij të veçantë. Për tu dukur gjithmonë bukur dhe i kuruar në çdo detaj, ai duket se shpenzon shumë.

10:09
Shtohen tensionet/ Mediat greke: Turqia vazhdon provokimet, ja si ‘mori’ ishullin grek

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të nxehta. Së fundmi mediat greke kanë raportuar sipas tyre, provokimin e radhës nga pala turke.

10:01
Hill: Trump dëshiron të bashkojë forcat me Putinin kundër Kinës

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të fokusohej gjatë mandatit të dytë në këtë pozitë, që ta kthente presidetin rus, Vladimir Putin në anën e tij, teksa përballet me Kinën, ka thënë ish-këshilltarja e tij, Fiona Hill.

09:58
Covid-19/ Sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të jetë imun?

Në studim i ri, i bërë në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe tregon se pas infektimit me COVID-19 imuniteti bie shumë më shpejt se sa mendohej, sidomos tek të moshuarit. Verifikimi i fakteve na tregon çfarë dimë.

09:47
Seks dhe drogë/ Dalin fotot nga festat e çmendura ku merrnin pjesë Donald Trump e Pamela Anderson

Kostume të çuditshme, festa të nxitura nga droga, seks e çdo gjë tjetër sunduan skenën e klubit të New York City në vitet 1990.

09:41
“Situata e pandemisë drejt një katastrofe”/ Rama nuk vonon përgjigjen për Metën: Mos fut hundët në punët e ekspertëve dhe mos dil pa maskë

Menjëherë pas letrës së presidentit Ilir Meta drejtuar ministres Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama për marrjen e masave ndaj covid, ka reaguar ky i fundit.

09:38
Durrës/ Arrestohen 2 persona dhe procedohen 2 të tjerë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

09:38
Mbahet sot Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, pjesëmarrës zyrtarë të lartë nga rajoni dhe OKB (agjenda)

Sot, në orën 16:00, fillon Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Pompeo dhe Presidentit të Parlamentit Europian Sassoli.

09:28
Kryeparlamentari iranian rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka njoftuar se është testuar pozitiv për koronavirus, disa javë pasi u përball me kritika nga zyrtarët qeveritarë për vizitën e tij në një spital në kryeqytetin Teheran.

09:25
​Albin Kurti infektohet me COVID-19

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

09:22
Turqia kritikon Armeninë për “sulm çnjerëzor” ndaj Azerbajxhanit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar “sulmet çnjërëzore të Armenisë ndaj civilëve” në Azerbajxhan.

09:18
“Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe”/ Meta letër Ramës dhe Manastirliut: Çfarë masash keni marrë?

“Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe”, kështu shkruan në facebook presidenti Ilir Meta ndërsa njofton se i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu për situatën nga covid.

09:04
Pornografi me fëmijët, shqiptari në mesin e 18 më të kërkuarve në Europë (foto)

Mes 18 dhunuesve seksualë më të kërkuar në Europë është dhe një shtetas nga Kosova. Në mesin e emrave të publikuar nga Europoli është dhe Nesat Bego.

08:57
Karikatura e pazakontë! Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”

Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”, pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

08:53
Franca dhe Gjermania përgatiten për ashpërsim të masave, teksa koronavirusi përhapet

Franca dhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë.

08:42
Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare me 50 euro, pranga 24-vjeçarit

Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies.

08:28
Gjirokastër/ Qëlloi me armë 35-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Bilbil Lluka ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

08:22
Sot seanca e dytë e Salih Mustafës në Hagë

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa të mërkurën do të deklarohet sërish para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

08:18
Mungesë dramatike infermierësh në Gjermani

Mjekët reanimatorë paralajmërojnë për mungesën e 3500 deri në 4000 infermierëve për të përballuar pacientët me Covid-19 në spitalet gjermane.

08:08
Elbasan/ I shtrirë në anë të rrugës, gjendet një person i pajetë

Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç,.

08:04
Rusia dorëzon vaksinën antiCOVID-19 për parakualifikim në OBSH

Rusia ka paraqitur një kërkesë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për parakualifikimin e vaksinës së saj të parë antiCOVID-19, Sputnik V, njoftoi sot Fondi Sovran i rus i Thesarit.

08:01
Pfizer: Rezultatet e vaksinës antiCOVID-19 nuk janë ende gati

Drejtori ekzekutiv i “Pfizer”, Albert Bourla, i cili planifikon të kërkojë autorizim për një vaksinë antiCOVID-19 deri në fund të nëntorit, në SHBA, bëri thirrje sot për durim pasi tregoi se rezultatet e pritura këtë javë nuk ishin ende gati.

07:50
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu.

07:31
Video/ Borati mund të kishte qenë nga Shqipëria

Të gjithë e njohin komedianin Sasha Baron Cohen, i njohur me rolin e Borat ose në rolin e diktatorit Aladin. Por aktori anglez përpara se të krijonte rolin e gazetarit Borat, kishte shpikur personazhin e Kristos, gazetar i rremë nga Shqipëria (me kravatë kuqezi.)

06:52
Këta janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë

Në artikujt e AgroWeb.org keni mësuar për aftësinë e ushqimeve për të përmirësuar kujtesën, zbutur dhimbjet e të tjera. Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej. Të dhënat studimore të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

06:27
Aloe Vera kundër sinozitit dhe shqetësimeve të frymëmarrjes

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit. Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.

06:06
A e nxit stresi sëmundjen e diabetit? Çfarë duhet të bëni kujdes

Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion. Prevalenca e kësaj sëmundje është rritur frikshëm nga 4.7 përqind në vitin 1980 në 8.5 përqind në vitin 2014 dhe për fat të keq vazhdon të rritet. Ajo është në rritje në veçanti në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

05:31
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve? Mwsoni si të humbni peshën e tepërt

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë. Akumulimi i ujit është vetëm një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.

05:05
Konfiskohen 352 makina të vjedhura në 22 shtete të Evropës

Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final, si rezultat i një operacioni të mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL). Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

04:44
Kaczynski u kërkon polakëve të mbrojnë patriotizmin, pas protestave për abortin

Jaroslaw Kaczynski, lideri i partisë në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia, ka insistuar të martën se vendimi i gjykatës që kufizon edhe më shumë kushtet e abortit nuk mund të kthehet mbrapsht, si dhe ka kërcënuar me veprime kundër protestave masive, që janë zgjeruar në Poloni, prej vendimit të marrë një javë më parë.

04:28
Donald Trump dhe Joe Biden vazhdojnë fushatën në shtetet e pavendosura

Një javë para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden po vizitojnë shtete të lëkundura në përpjekje të ethshme për të forcuar mbështetjen për të fituar më 3 nëntor. Aktivitetet e planifikuara reflektojnë intensitetin e garës, ku zoti Biden kryeson me 7-9% në shkallë kombëtare dhe afro gjysmën e asaj epërsie në shtetet e lëkundura që ka të ngjarë të vendosin rezultatin përfundimtar.

03:59
Trump dhe Biden ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër vitet e ardhshme

Votuesit që zgjedhin midis Presidentit Donald Trump dhe ish- nënpresidentit Joe Biden në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara nuk duhet të kenë vështirësi të bëjnë dallimin mes tyre përsa u takon çështjeve politike.

03:32
Studimi britanik/ Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Covid-19 u dobësuan me shpejtësi në popullatën e vendit gjatë verës, duke sugjeruar se çdo imunitet kundër virusit mund të mos zgjasë shumë.

03:03
SHBA u bën thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndërprerjen e luftimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të arrijnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut, ku të martën vazhduan luftimet dy mujore në kundërshtim me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Uashingtoni.

02:41
SHBA, nata e dytë e protestave në Filadelfian perëndimore

Në pjesën perëndimore të qytetit të Filadelfias u zhvillua nata e dytë e protestave. Protestat nisën pas vrasjes nga policia të një afrikano-amerikani që ajo tha se ishte i armatosur me thikë.

02:20
Parashikimi i zymtë/ Gjermani, 20 mijë raste në fundjavë

Numri i infektimeve me koronavirus në Gjermani ka gjasa të shkojë në 20 mijë në ditë deri në fund të javës, tha ministri i ekonomisë Peter Altmaier të martën. Ne tha ai – po përballemi me një rritje të ndjeshme.

01:55
Botuesi i Harry Potter/ Covidi ‘magji’ me shitjen e librave

Botuesi i Harry Potter, Bloomsbury, ka raportuar gjysmën e parë të vitit më fitimprurëse në më shumë se një dekadë, pasi izolimet e pranverës çuan në një bum shitjeje librash. Kompania dërgoi stafin në shtëpi ndërsa kriza e koronavirusit detyroi industrinë e botimit të mbyllej, por ka parë një ndryshim domethënës fati ndërsa pandemia vazhdoi.

01:36
Studimi/ Refuzimi i maskës lidhet me çrregullime antisociale

Refuzimi i masave anti-covid, mes të cilëve edhe refuzimi i mbajtjes së maskës, mund të jetë i lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit.

01:13
Dorëhiqet Bartomeu/ Presidenti i Barcelonës dhe i gjithë bordi i drejtorëve largohen

Krizë e thellë tek Barcelona. Në gijotinën e krizës financiare dhe rezultateve, përfundoi koka e presidentit Josep Maria Bartomeu. Pas një vere të nxehtë, e karakterizuar nga kriza me futbollistin argjentinas Lionel Messi, Barcelona u zhyt në një kaos total në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

00:57
Viktimat e Covid-19/ OBSH: Bilanci ditor është rritur me 40% në Europë

Bilanci ditor i viktimave nga koronavirusi në Evropë është rritur me thuajse 40 për qind krahasuar me një javë më parë – tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zëdhënësja e OBSH, Margaret Harris, tha se Franca, Spanja, Britania e Madhe, Holanda dhe Rusia kontribuojnë me shifrat më të larta në bilancin total.

00:41
Maqedonia e Veriut në alarm/ 15 viktima dhe 627 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 627 persona të infektuar dhe 15 të vdekur me koronavirusin e ri. Autoritetet maqedonase kanë regjistruar edhe 531 persona të shëruar, njëherësh numrin më të lartë të atyre që kanë fituar betejën ndaj sëmundjes COVID -19, që shkakton koronavirusi, që nga muaji shtator.

00:22
Kessie: Nuk largohem, ndihem “veteran” i Milanit

“Nuk e kam menduar kurrë të largohem nga Milani”. Me këto fjalë, Franck Kessie, u mbyll derën klubeve që kanë shfaqur interes për të. Ai deklaroi pas barazimit 3-3 me Romën se për të dhe familjen e tij fanella kuqezi është një nder dhe krenari.

00:08
Nuk kanë të sosur telashet për Klopp, dëmtohet edhe zëvendësuesi i Van Dijk

Nuk kanë të sosur telashet për Liverpoolin e Jurgen Klopp këtë sezon, pasi mbrëmjen e sotme ndaj danezëve të Midtjylland humbën një tjetër futbollist për shkak dëmtimi.

E martë, 27 Tetor 2020
23:49
Champions League/ Real zhgënjen sërish, fitore për skuadrat angleze

Fitorja në “Camp Nou” përballë Barcelonës duket se nuk ka sjellë ndryshimin e shumëpritur për Realin e Madridit, që si rrallë herë në histori, ka vënë në rrezik kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

23:34
Top Story/ Studentët kontestojnë tarifat, pasi nuk kanë marrë shërbimet në Universitete gjatë pandemisë

Dy nëntor është data e nisjes së vitit të ri akademik, ndryshe nga vite e tjera kur universitet nisnin në tetor. Por ajo që bie në sy është nxitimi që kanë universitete për të mbledhur tarifat. Nëse vitet e tjera tarifat paguheshin para sezonit të provimeve, këtë vit duhet të paguhen para nisjes së vitit akademik.

23:20
Top Story/ Universitete shpenzojnë mijëra euro në sistemin informatik, që nuk funksionon

Nëse ju referohemi 6 universiteteve në vend, për vitin 2018-2019 kanë shpenzuar rreth 1.8 milionë euro për pajisje informatike, internet, mirëmbajtje rrjeti dhe mjete teknike.

23:01
Reali shmang turpin në fund, Joao Felix nderon Atleticon, fitojnë edhe skuadrat angleze

Fitorja në “Camp Nou” përballë Barcelonës duket se nuk ka sjellë ndryshimin e shumëpritur për Realin e Madridit, që si rrallë herë në histori, ka vënë në rrezik kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve

23:01
Top Story/ Dështon mësimi virtual, internet nuk ka as 35 km larg Tiranës

Le të shohim me fakte sesa i realizueshm ka qënë mësimi online në vendin tonë. Top Story ka udhëtuar rreth 35 km në afërsi të Tiranës, në fshatin Shëngjergj.

23:00
Forconi sistemin imunitar kundër COVID-19 me ndihmën e vitaminës D, zinkut e turshive

Forcimi i imunitetit është shumë i rëndësishëm me ardhjen e dimrit.

22:56
“Oh profet”/ Charlie Hebdo ironizon Erdoganin me karikaturën e pazakontë… (foto)

Në kulmin e tensioneve mes Parisit dhe Ankarasë, Charlie Hebdo revista e njohur satirike, sjell në kopertinën e saj një karikaturë të pazakontë të presidentit të Turqisë.

22:55
Zbulohet një shkëmb ‘masiv’ koral në Australi: Më i gjatë se Empire State Building dhe Kullat Binjake Petronas

Një shkëmb “masiv” nënujor me përmasa 500 metrash lartësi është zbuluar në Great Barrier Reef të Australisë, duke e bërë atë më të gjatë se disa nga rrokaqiejt më të lartë në botë.

22:52
Pasaniku italian zbulon foton e parë të vajzës me modelen 28 vite më të re (FOTO)

Gianluca Vacchi zbuloi se ai dhe e dashura e tij Sharon Fonseca sollën në jetë vajzën e tyre.

22:48
Vaksina për COVID-19 e Oxford funksionon në të gjitha moshat, sugjerojnë provat e hershme

Një nga vaksinat eksperimentale kryesore për COVID-19 në botë prodhon një përgjigje imune në të rriturit e moshuar si dhe të rinjtë, thonë zhvilluesit e tij, duke rritur shpresat e mbrojtjes për ata më të prekshmit ndaj coronavirusit që ka shkaktuar kaos social dhe ekonomik në të gjithë botën.

22:43
Top Story/ Fëmijët e Fushë- Labinot mësojnë me telefon, mësimi online thuajse i pamundur

Udhëtuam drejt Elbasanit te shohim se çfarë ndodh aty. Ky është fshati Fushe – Labinot. Në këtë shtëpi jetojnë dy fëmijë në moshë shkollore. Edhe për ta duket se mësimi online nuk është aq i thjeshtë.

22:42
Katër persona vdesin pas fundosjes së një anijeje afër Dunkirkut

Dy persona të rritur dhe dy fëmijë kanë vdekur pas fundosjes së një anijeje me migrantë në gjirin bregdetar në veri të Francës.

22:41
Riatdhesimet/ Veliu në Open: Kurdët janë thelbësorë si tani, si në vijim

Një rol të rëndësishëm për operacionin e 5 të kthyerve nga Siria e pati edhe Gjeneral Abbas Ibrahim, drejtori përgjegjës i sigurisë në Liban.

22:39
“Zemrën time e kam pranë”/ Fjolla nuk ‘fshihet’, publikon fotot pranë biznesmenit… (Foto)

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, prej disa kohësh është pozicionuar në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit, pasi iu gjet në çantë në pikën kufitare të Morinës, një pistoletë.

22:33
Presidenti i KE: BE të inkurajojë testimin e shpejtë

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje sot për njohjen e testeve të shpejta në BE dhe koordinimin mbi vaksinat.

22:28
Përse nuk u kthye vëllai i Alvin Berishës? Flet Doda: Nuk jam i autorizuar që…

Në studion e emisionit ‘Open’, po flitet për kthimin nga kampi i tmerrshëm Al Hol, të Floresha Rashës e tre fëmijëve të saj, si edhe Endri Dumanit.

22:24
Trump, Biden fushatë në shtetet e pavendosura

Një javë para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden po vizitojnë shtete të lëkundura në përpjekje të ethshme për të forcuar mbështetjen për të fituar më 3 nëntor.

22:23
Fëmijët në Siri/ Gazetarja: Autoritetet e dinin që Dumani po largohej, askush s’mban përgjegjësi

Gazetarja Aleksandra Bogdani e ftuar mbrëmjen e sotme në Open, ku po trajtohet kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, tha se nuk ka mbajtur askush përgjegjësi për kalimin e fëmijëve në kufi vite më parë.

22:16
​Zbulimi i ujit në Hënë mund të rikthejë kërkimet për alienët

Ndërsa uji është zbuluar në hënë, disa njerëz spekulojnë se mikrobet e huaj mund të jetojnë në sipërfaqen e satelitit të vetëm të Tokës.

22:16
Bedri Elezi në Open: Vëllai i Alvin Berishës është gjallë, po kujdeset një familje shqiptare

Drejtor i sigurisë së Kosovës, Bedri Elezi tha në Open se vëllai 4-vjeçar i Alvin Berishës, Bunjamini është gjallë dhe po kujdeset për të në kamp një familje shqiptare.

22:13
Shqiptarët në Siri/ Kopliku: Përmendja e Eva Dumanit rrezikon jetën e saj në kamp

Gazetari Taulant Kopliku në një lidhje me skype në Open tha se çdo emër që përmendet në emisione apo media vë në rrezik jetën e personave që ndodhen atje.

22:09
BE konstaton rënie të emigrantëve që hyjnë ilegalisht përmes Turqisë

Numri i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian përmes Turqisë këtë vit ka rënë ndjeshëm, sipas medieve. Shifra ka arritur pikën më të ulët në pesë vjet.

22:07
Iu errësua lëkura pas infektimit me koronavirus, mjeku shfaqet për herë të parë i shëruar…

Në mesin e kësaj pandemie, lajmi se një mjeku kinez të infektuar me koronavirus iu ‘errësua’ papritmas lëkura, u përhap në të gjithë botën.

22:01
Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve t’i “përmbahen asaj që dimë” për koronavirusin, në një kohë kur Gjermania lufton me një valë të dytë të infektimeve.

22:00
Pse nuk u kthye në shtëpi? Bedri Elezi në Open: Eva mund të jetë vetë sakrifikuar, por…

Pse nuk u kthye Eva Dumani dhe vëllai i saj po… të ftuarit e sotëm në Open dhanë detaje për të gjitha mundësitë se pse Eva nuk u kthye në shtëpi.

21:55
Zgjedhjet në SHBA: Çfarë shpreson Bashkimi Europian?

Deklaratat e Donald Trumpit këto vite kanë sjellë një ftohje të dukshme në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Edhe katër vite të tjera me Donald Trump, nuk i përfytyrojnë dot shumë politikanë në BE.

21:55
Testi i ri i frymës do të zbulojë pacientët me Covid-19 në një minutë, pa nevojën e tamponit

Shkencëtarët britanikë thonë se do të kenë gati së shpejti testin që vetëm me anë të frymës dhe brenda një minute, mund të identifikojë njerëzit me Covid-19.

21:54
Kthimi i shqiptarëve nga kapi i Sirisë/ Doda: Eva do të kthehet!

Indrit Doda, shefi  i i Operacioneve Antiterrorizëm i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka treguar disa detaje në lidhje me intervistat që kanë ndodhur në kampin e ferrit në Siri.

21:49
Suedia me numër rekord ditor të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

Strategjia pandemike e Suedisë ka tërhequr vëmendjen globale, me shtetin që regjistroi 1,870 raste të reja të coronavirusit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik.

21:47
Për 50 vite kishte mohuar atësinë, ish-mbreti belg takohet me të bijën nga një lidhje jashtëmartesore

Ish-mbreti i Belgjikës, Albert II, është takuar me vajzën e tij që vazhdimisht e kishte mohuar, Princeshën Delphine.

21:46
Familjarja e Endri Dumanit: Humbëm kontaktin para 1 jave me Evën, u mashtrua nga disa gra

Sonja Ndregjoni, familjare e Endri Dumanit, e ftuar mbrëmjen e sotme në Open u shpreh se është gëzuar shumë për rikthimin e tij ndërsa presin pafund rikthimin edhe të Evës.

21:39
SHBA, shkon në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

21:36
“Mos ikni në Shqipëri, se do iu ndodhin gjëra më të këqija ”/ Taulant Kopliku: Ka gra kosovare dhe maqedonase që i janë bashkuar ISIS

Në Open sonte po diskutohet për kthimin e fëmijëve nga Siria, ku një nga çështjet për të cilat u debatua ishte se pse disa shqiptarë në kamp refuzuan të kthehen.

21:32
U infektua me virusin në muajin mars, 13-vjeçarja ende rezulton pozitive me koronavirus…

13-vjeçarja amerikane Maggie Flannery u infektua me koronavirus në fillim të muajit mars.

21:30
Kthimi i shqiptarëve nga kapi i Sirisë/ Doda: Përfundoi faza e rëndësishme, janë vendosur ura komunikimi

Indrit Doda, shefi  i i Operacioneve Antiterrorizëm i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka treguar disa detaje në lidhje me intervistat që kanë ndodhur në kampin e ferrit në Siri, ku ndodhen edhe shumë shqiptarë.

21:30
(Emri) Lezhë/ Ushtroi dhunë ndaj policisë, arrestohet avokati 68 vjeçar

Një person është arrestuar gjatë mbrëmjes të kësaj të marteje (27.10.2020) nga Policia e Lezhës.

21:25
​Rreth 45 milionë raste me koronavirus në botë

Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në botë është pranë shifrës 45 milionë, 1.169.595 njerëz kanë vdekur deri më tani ose rreth 4 për qind, dhe 32.347.529 njerëz janë shëruar.

21:19
Ronaldo sërish pozitiv me koronavirus, shtyhet përballja me Messin

Përballja në fushë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit mungon që prej vitit 2018 dhe nuk do të mund të realizohet as nesër në mbrëmje, në sfidën e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës.

21:19
Pësoi sulm në zemër dhe shtihet në mes të rrugës, burri përfiton nga rasti dhe i vjedh telefonin…

Një ngjarje tronditëse është shënuar në SHBA.

21:18
Ku i mori plagët Floresha? Muhamed Veliu e zbulon në Open: Një snajper e goditi duke ecur, e bija 16 vjeçe u vra nga…

Në një kohë që të gjithë autoritetet hezitojnë të japin detaje për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu dha më shumë detaje në Open.

21:12
Rrëfimi i astronautit që mban rekordin për kohën e qëndrimit në hapësirë

2 nëntori shënon 20 vjetorin e dërgimit të njerëzve të parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Scott Kelly, astronauti që mban rekordin e qëndrimit nëstacion me 340 ditë resht, rrëfen përvojën e tij.

21:09
Melania Trump; Ish-i dashuri slloven bën rrëfimin tronditës për zonjën e parë të SHBA

Melania Trump aktualisht shpreson që burri i saj Donald Trump të dalë fitimtar në zgjedhjet presidenciale por në një rrëfim të ish-të dashurit të saj para se ajo të njihej me miliarderin, ish-modelja ishte një tjetër person.

21:01
Bayerni triumfon në Moskë, Interi ndalet në traversë ndaj Shakhtarit

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, gjermanët e Bayernit të Mynihut morën fitoren e dytë në fazën e grupeve, pasi triumfuan me rezultatin 1-2 në transfertën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës.

20:52
Viktima e Covidit/ OBSH: Po rriten shpejt në Evropë

Bilanci ditor i viktimave nga koronavirusi në Evropë është rritur me thuajse 40 për qind krahasuar me një javë më parë – tha organizata botërore e shëndetësisë

20:51
“Ftesë në 5”/ Djali punoi kamarier që 14 vjeç, të ftuarit duartrokasin rrëfimin e nënës

Fatmira, një grua nga Shkodra, e rritur në një familje patriarkale, ku djemtë mësoheshin që të mos punonin, thotë në “Ftesë në 5”, se ajo ka edukuar djalin e saj me punë.

20:46
Fotot/ Momente të paharrueshme të mbushura plot emocion e ndjenjë

Fotografitë më të mira të vitit 2020 në Siena International Photo Awards janë publikuar.

20:41
Kaos te Barcelona, japin dorëheqjen Bartomeu dhe disa drejtues të tjerë

Pas një vere të tensionuar që nisi me humbjen e thellë 8-2 ndaj Bayernit të Mynihut dhe vijoi me kërkesën e Lionel Messit për t’u larguar, Barcelona vijon të mos gjejë qetësi, pasi vetëm 24 orë para ndeshjes me Juventusin në Ligën e Kampionëve, ka ardhur dorëheqja e Josep Bartomeut.

20:40
Fiks Fare! Mjekët nuk e vaksinuan, fëmija sot me shenja poliomeliti. 5 vjet dosja fle në prokurori,vajza e pa vaksinuar

Fiks Fare rikthen sërish në vëmendje rastin e Anila Vasilit nga Leskoviku e cila para 5 vitesh është ankuar në emision se mjekët nuk i kishin bërë vajzës së saj vaksinat e moshës 5 dhe 6 vjeçare. Në kartelën që nëna ka dorëzuar në prokurori, nuk figurojnë të firmosura vaksinat për vajzën e saj të cilat bëhen në moshën 5 dhe 6 vjeç.

20:36
Kaczynski u kërkon polakëve të mbrojnë patriotizmin, pas protestave për abortin

Jaroslaw Kaczynski, lideri i partisë në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia, ka insistuar të martën se vendimi i gjykatës që kufizon edhe më shumë kushtet e abortit nuk mund të kthehet mbrapsht, si dhe ka kërcënuar me veprime kundër protestave masive, që janë zgjeruar në Poloni, prej vendimit të marrë një javë më parë.

20:36
Alarmi i bombës në Paris/ Mbyllet situata pas evakuimeve në Harkun e Triumfit

Janë rihapur sonte zonat e Harkut të Triumfit dhe Kullës Eifel në Paris pas evakuimeve prej alarmit për bombë.

20:33
“Ftesë në 5”/ Të punoje vërtete modele vdisje për bukë brenda javës, Anaidi e kap keq me Lean

Këtë pasdite, në studion e emisionit “Ftesë në 5”, u diskutua mbi punësimin e të rinjve dhe të ardhurat që përfitojmë nga ajo.

20:23
Ndryshimet në Kod/ “Venecia” refuzon Metën për procedurën e përshpejtuar: Do shqyrtohen në dhjetor

Presidenti i Komisionit i Venecias, Gianni Buquicchio i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta nëpërmjet një letre për kërkesën e bërë nga ky i fundit për një mendim për procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodi Zgjedhor.

20:22
Pamjet/ S’i shpëton dot aksionit të policisë e përplaset në trotuar, kapet shoferi duke shoqëruar 5 sirianë

Policia ka pikasur një automjet me 4-5 sirianë brenda dhe është ndaluar shoferi mbrëmjen e sotme në Pogradec.