Shqiptarët në Siri/ Kopliku: Përmendja e Eva Dumanit rrezikon jetën e saj në kamp

27/10/2020 22:13
Gazetari Taulant Kopliku

Gazetari Taulant Kopliku në një lidhje me skype në Open tha se çdo emër që përmendet në emisione apo media vë në rrezik jetën e personave që ndodhen atje.

Sipas tij jeta e Evës rrezikohet,  duke sjellë historinë e vrasjes së një gruaje holandeze në kapmin e Sirisë. Ai thekson se të gjithë duhet të kthehen sa janë të vegjël sepse do të jetë shumë e vështirë të kthehen me frymën normale nëse mësohen me jetën atje.

“Ata janë të rrezikuar në çdo emision që ne japim, nëse ne përmendim emrin e saj e cila nuk është radikalizuar, por është mes grave të radikalizuara, ajo rrezikohet. Një grua holandeze e tregoi që nuk ishte me to dhe u gjet e therur me thikë. Ato janë tepër të përqendruara në përcjelljen e një ideologjie, ato celula të mbetura ata kanë deklaruar se ata janë xhihadistët tanë dhe ata do të luftojnë me pjesën tjetër të botës. Ata fëmijë duhet të merren të vegjël, imagjino një fëmijë 14-vjeçar që rritet me atë frymë sa e vështirë është që të kthehen në mënyrë normale”, tha ai.

Top Channel