Për 50 vite kishte mohuar atësinë, ish-mbreti belg takohet me të bijën nga një lidhje jashtëmartesore

27/10/2020 21:47

Ish-mbreti i Belgjikës, Albert II, është takuar me vajzën e tij që vazhdimisht e kishte mohuar, Princeshën Delphine.

Për herë  të parë ajo u njoh zyrtarisht si një pjesëtare të familjes mbretërore. Në fakt, pas shumë vitesh betejash ligjore, ish-monarku u detyrua të pranonte se ishte babai i 52-vjeçares.

“Të Dielën, 25 Tetor, filloi një kapitull i ri, i mbushur me emocione, qetësi, mirëkuptim dhe gjithashtu shpresë”, shkruan në një deklaratë të përbashkët që u nënshkrua gjithashtu nga gruaja e Albertit, Mbretëresha Paola.

“Takimi ynë u zhvillua në Kështjellën Belvedere, një takim gjatë të cilit secili prej nesh ishte në gjendje të shprehte ndjenjat dhe përvojat tona të qeta dhe me ndjeshmëri,” lexohej në deklaratë.

Albert fillimisht kishte kundërshtuar pretendimin e Delphines se ishte ngjizur gjatë një lidhje midis tij dhe nënës së saj, Sybille de Selys Longchamps, në vitin 1968, por ndryshoi pozicionin pas rezultateve të një testi atësie të urdhëruar nga gjykata.

Ai fillimisht nuk kishte pranuar t’i nënshtrohej një testi të atësisë përmes ADN-së, por u urdhërua ta bënte këtë nga Gjykata e Apelit në Bruksel në Tetor të 2018.

 

Top Channel