13-vjeçarja amerikane Maggie Flannery u infektua me koronavirus në fillim të muajit mars.

Por, edhe pse kanë kaluar më gati nëntë muaj nga infektimi i saj, adoleshentja ende rezulton pozitive në tamponët e bëra.

“Në fillim të karantinës isha e sëmurë për pak kohë. U bëra më mirë pas pesë ditësh, por temperatura nisi të më rritej përsëri. Kisha një dhimbje të madhe gjoksi, më dukej sikur nuk mund të merrja frymë. Kisha shumë dhimbje shpine dhe isha jashtëzakonisht e lodhur gjatë gjithë kohës. Nuk doja të haja”, tha Maggie.

E mitura cilësohet “transmetuese për një kohë të gjatë”, këta pacientë mund të përjetojnë simptoma të virusit për javë ose muaj pavarësisht se janë rikuperuar virologjikisht. Ata përjetojnë lodhje, ethe anomali, të tilla si pamundësia për t’u përqendruar, kështu e përshkoi këtë gjendje eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, mjeku Anthony Fauci.

 

Top Channel