Riatdhesimet/ Veliu në Open: Kurdët janë thelbësorë si tani, si në vijim

27/10/2020 22:41

Një rol të rëndësishëm për operacionin e 5 të kthyerve nga Siria e pati edhe Gjeneral Abbas Ibrahim, drejtori përgjegjës i sigurisë në Liban.

Gazetari Muhamed Veliu tha në Open se ai është një nga personat me shumë influencë dhe që dha garanci te pala kurde.

“Një tjetër rol të rëndësishëm, pati gjeneral Ibrahimi, i cili i tha Top Channel se do ta ndihmojë Shqipërinë deri në kthimin e fëmijës se fundit nga kampet në Siri, njeri me shumë influencë, ai dha garanci te kurdet që ju duhet të prisni palën shqiptare.

Të gjitha veprimet janë të kushtëzuara nga kurdët, pra ata thonë se ju do i merrni por sipas kushteve tona. Kurdët janë thelbësorë si tani, si në vijim.
Duhet të kemi parasysh se Al Hol nisi si një laborator i ISIS, ideologjia jeton aty“, tha Veliu.

Top Channel