Ku i mori plagët Floresha? Muhamed Veliu e zbulon në Open: Një snajper e goditi duke ecur, e bija 16 vjeçe u vra nga…

27/10/2020 21:18

Në një kohë që të gjithë autoritetet hezitojnë të japin detaje për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu dha më shumë detaje në Open.

Ai ishte vetë i pranishëm në Liban ku përcolli gjithë procesin deri në kthimin në Tiranë. Ndërkohë që në studio Indrit Doda, shef i operacioneve antiterrorizëm, nuk dha detaje se ku u plagos Floresha Rasha,  gazetari Veliu zbuloi në Open se ajo është plagosur nga një snajper duke ecur në rrugë ndërsa fatkeqësisht bombardimet vranë edhe vajzën e saj 16 vjeçe.

“Autoritetet vazhdojnë të hetojnë, tani ne e dimë për plagosjen, dhe ajo që dimë ne, është se ajo ka qenë duke ecur në rrugë, dhe është plagosur me snajper, ndërkohë dhe e bija ka ndërruar jetë si pasojë e një bombardimi.

Snajperat janë për të goditur se kush është objektivi e dinë ata. Ajo është gjetur në mes të një lufte dhe ka dy vite që është plagosur ka bërë dy operacione në Siri por jo të mjaftueshëm sa për të pasur shëndet të plotë”, tha Muhamed Veliu.

Ndërkohë Veliu zbuloi se Floresha është martuar dy herë në Siri por të dy ata kanë humbur jetën.

Top Channel