Përse nuk u kthye vëllai i Alvin Berishës? Flet Doda: Nuk jam i autorizuar që…

27/10/2020 22:28

Në studion e emisionit ‘Open’, po flitet për kthimin nga kampi i tmerrshëm Al Hol, të Floresha Rashës e tre fëmijëve të saj, si edhe Endri Dumanit.

Autoritetet e vendit tonë kanë sqaruar se po punohet për kthimin e fëmijëve të tjerë. Ndërkohë Bedri Elezi, pjesë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, tha se vëllai i Alvin Berishës, Bunjamini, është gjallë dhe për të po kujdeset një familje shqiptare në kamp. Ndërkaq, gazetari Taulant Kopliku, i cili ndihmoi në kthimin e Alvin Berishës pranë të atit, pyeti Indrit Dodën se përse nuk u bë i mundur kthimi i Bunjaminit në Shqipëri. Doda tha se është i autorizuar që të mos flasë për detajet e operacionit, pasi ka momente që mund të rrezikojnë operacionin.

Taulant Kopliku: Ky fëmijë që u përmend dhe thuhet të jetë vëllai i Alvin Berishës, përse nuk u soll?

Indrit Doda: Përshëndetje Taulant, gëzohem që të shoh sërish. Janë disa gjëra që ne nuk duam të ekspozojmë. Unë nuk jam i autorizuar për të ndarë detaje. Ka disa momente që mund të rrezikojnë.

Top Channel