Pse nuk u kthye në shtëpi? Bedri Elezi në Open: Eva mund të jetë vetë sakrifikuar, por…

27/10/2020 22:00

Pse nuk u kthye Eva Dumani dhe vëllai i saj po… të ftuarit e sotëm në Open dhanë detaje për të gjitha mundësitë se pse Eva nuk u kthye në shtëpi.

Drejtor i sigurisë së Kosovës, Bedri Elezi, duke folur për mundësinë e radikalizimit tha se patjetër që kjo është e mundur por jo në rastin e Evës. Ai e cilësoi si një sakrificë të saj mos ardhjen e saj.

Elezi: Është normale të ketë të radikalizuar, sidomos kur flasim për kohën e gjatë që kanë qëndruar aty.

Për Evën nuk mendoj se është e tillë, nuk është një vajzë e radikalizuar, por mund të ketë arsye të tjera që e penguan të vijë.

Madje ajo duket shumë e zgjuar dhe është vetë sakrifikuar që të vijë Endri dhe ajo të vijë më vonë. Ka dyshime që mund të ketë edhe kërcënime që e kanë detyruar Evën të rrijë. Ajo është akoma e vogël mos ata harrojmë kështu që është më e lehtë të bjerë pre e shantazheve.

Top Channel