Pësoi sulm në zemër dhe shtihet në mes të rrugës, burri përfiton nga rasti dhe i vjedh telefonin…

27/10/2020 21:19

Një ngjarje tronditëse është shënuar në SHBA.

Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur aparatin celular të një gruaje që po vdiste.

Sipas policisë, një grua 64-vjeçare, kishte pësuar një sulm në zemër dhe ishte shtrirë përgjatë një rrugë në ST. Louis. Ndërkohë teksa gruaja përpëlitej për ndihmë, një burrë afrohet pranë saj, jo për ta ndihmuar, por për t’i rrëmbyer telefonin.

E më pas ai shihet duke hipur në një furgon të kuq e largohet. Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes pasi mësuan për ngjarjen dhe e dërguan gruan menjëherë për në spital, ku fatkeqësisht u shpall e vdekur disa orë më vonë.

Pas hetimeve, policia ka arritur që të arrestojë grabitësin, një 35-vjeçar i identifikuar si Brian Davenport.

 

Top Channel