Vazhdon të rritet numri i civilëve të vdekur nga sulmet e Armenisë në Azerbajxhan

28/10/2020 10:21

Në sulmet me artileri dhe raketa që Armenia ka kryer ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan deri tani kanë humbur jetën 69 civilë dhe janë plagosur 322 të tjerë.

Prokuroria e Azerbajxhanit, ka njoftuar për humbjet e jetëve që sulmet armene kanë shkaktuar që nga 27 shtatori e deri më 28 tetor.

Në periudhën në fjalë përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën 69 civilë azebjaxhanas dhe janë plagosur 322 të tjerë.

Në sulmet e Armenisë gjithashtu kanë dalë jashtë përdorimit edhe 2.338 shtëpi, 92 apartamente dhe 415 ndërtesa publike.

Që kur shpërthyen përplasjet më 27 shtator, Armenia vazhdimisht ka sulmuar civilët dhe forcat e Azerbajxhanit, duke shkelur armëpushimet humanitare.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Top Channel