Përballja në fushë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit mungon që prej vitit 2018 dhe nuk do të mund të realizohet as nesër në mbrëmje, në sfidën e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës.

Kjo pasi ylli portugez është i prekur nga koronavirusi dhe ka rezultuar pozitiv edhe në testin e fundit të kryer gjatë ditës së sotme, ndaj janë shuar përfundimisht shpresat për ta parë në fushë nesër në mbrëmje në “Allianz Stadium”.

Përveç Ronaldos, Pirlo ka të konfirmuara edhe mungesat e Giorgio Chiellinit e Mathijs De Ligt, ndërsa në dyshim është edhe Leonardo Bonucci, i cili pësoi një problem muskulor në ndeshjen ndaj Veronës dhe la fushën e lojës 10 minuta para fundit.

Në sulm trajneri i Juventusit ka alternativa të shumta, pasi ka në dispozicion emra si Dybala, Morata, Chiesa e Kulusevski, ndërsa në mbrojtje mund të jetë në telashe nëse konfirmohet edhe mungesa e Bonuccit.

Top Channel