Udhëtuam drejt Elbasanit te shohim se çfarë ndodh aty. Ky është fshati Fushe – Labinot. Në këtë shtëpi jetojnë dy fëmijë në moshë shkollore. Edhe për ta duket se mësimi online nuk është aq i thjeshtë.

“Unë jam Andiola jam 7 vjeç. Ishte pak vështirë, se nuk i kuptonim dhe aq mirë. Po ti ke laptop, ke kompjuter ke internet në shtëpi? Jo, unë i kam bërë me telefon. I thoshim mësueses, mësuese çfarë detyrash kishim për sot dhe ajo na i çonte. Po pastaj kur ju i bënit detyrat? Ja çonim mësueses më foto. Kë kishe më të vështirë ti që nuk e kuptje shumë mirë nga telefoni? Matematikën…”

“Unë jam Ramazan Zenuni jam 11 vjeç dhe jam në klasën e pestë. Ne e kemi zhvilluar mësimin online dhe ai ka qënë i vështirë. Pse si e bënit mësimin online?

Ne e bënim mësimin online në telefon, unë nuk kam kompjuter. Po internet? Nuk kam as internet. Sa e vështirë ishte që ta bëje mësimin online nga telefoni, a i kuptoje të gjitha gjërat? Jo, unë nuk i kuptoja të gjitha gjërat. Çfarë bëje kur nuk i kuptoje të gjitha? Më ndihmonin prindrit dhe i kërkoja ndihmë mësueses”

Top Channel