Le të shohim me fakte sesa i realizueshm ka qënë mësimi online në vendin tonë. Top Story ka udhëtuar rreth 35 km në afërsi të Tiranës, në fshatin Shëngjergj.

“Unë quhem Adisjen Koçi dhe i bëj mësimet me telefon se nuk kam internet në shtëpi. Internetin e marr atje te lokali. I bëj me këtë telefonin që e mbaj sa për internet nuk kam laptop dhe as kompjuter. Ishte e vështirë se unë nuk i kuptoja mësimet”

“Unë jam Jesmina dhe jam në klasën e tretë. Për mua ishte e vështirë që të bëja mësimin në telefon. Po çfarë kishe të vështirë ti matematikën, leximin? Matematikën”

Kjo gjyshe 75 vjeçare tregon sfidën dhe vështirësinë që u ka shkaktuar mësimi online, për shkak të pandemisë.

“E vështirë nuk mund të mësonin si bënin dotë. Rrinin duke pyetur por skishte kush ti mësonte, këta nuk dinë as për vete e jëma i ati nuk dinë fare.
Edhe unë tre klasë shkollë kam bërë këto që janë tani si bëj dotë.

Djemtë dhe nuset nuk punojnë marrin asistencë. Ne nuk kemi mundësi që ta marrim internetin këtu në shtëpi. Po kompjuter keni? Jo as kompjuter, kalamajtë shkojnë atje te lokali. Këtu ska as drita, çfarë interneti kur është kohë e keqe”

Top Channel