Indrit Doda, shefi i i operacioneve antiterrorizëm

Indrit Doda, shefi  i i Operacioneve Antiterrorizëm i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka treguar disa detaje në lidhje me intervistat që kanë ndodhur në kampin e ferrit në Siri.

Ai tregoi se personat që po qëndrojnë atje kanë shëndet të plotë edhe pse jetojnë në kushte të tmerrshme. Gratë janë martuar me burra sirianë apo edhe me kombësi të ndryshme, duke u përshtatur me disiplinë të rreptë.

“Personat atje gëzojnë shëndet të plotë, nuk mund të flas me numra, ka burra por janë në burgje ka edhe shqiptarë, gratë shqiptare mund të jenë martuar me sirianë apo burra me kombësi të ndryshme. Baballarët u kanë vdekur të të dyja familjeve që erdhën ditën e sotme. Shumica e fëmijëve të ndodhur atje kanë lindur në Shqipëri, mbi 50% e tyre ka shumë që kanë lindur në Irak. Ka disa arsye, disa janë mashtruar, disa kanë ikur me vullnetin e tyre duke besuar në një utopi”, tha Doda.

Ndërsa në lidhje me kthimin e Evës, motrës së Endri Dumanit të rikthyer ditën e sotme në shtëpi ai tha se ajo do të rikthehet.

“Nuk dua t’i jap përgjigje sot kësaj pyetje sepse mendoj se shumë shpejt do të pyesin vetë Evën, patjetër që do të kthehet”, tha ai.

 

Top Channel