Fëmijët në Siri/ Gazetarja: Autoritetet e dinin që Dumani po largohej, askush s’mban përgjegjësi

27/10/2020 22:23
Gazetarja Aleksandra Bogdani

Gazetarja Aleksandra Bogdani e ftuar mbrëmjen e sotme në Open, ku po trajtohet kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, tha se nuk ka mbajtur askush përgjegjësi për kalimin e fëmijëve në kufi vite më parë.

Ajo theksoi se autoritetet e dinin që Shkëlzen Dumani,  babai i Endri e Eva Dumanit, po kalonte kufirin me fëmijët, i cili shiti shtëpinë për t’u larguar atje.

“Nuk ka mbajtur askush përgjegjësi për kalimin e fëmijëve në kufi. Shkelzen Dumani shiti shtëpinë dhe financoi biletat edhe për të tjerët. Autoritetet e dinin që ai po kalonte. Ata dy fëmijë janë dëm kolateral, është lënë të përgjohej babai për arsye të tjera. Për mua mendoj se interesi ka qenë që fëmijët të mbaheshin në shtëpi”, tha ajo.

Kujtojmë se Endri Dumani u rikthye në Shqipëri ditën e sotme bashkë me tre fëmijë e nënën e tyre, ndërsa Eva është akoma në “Kampin e Ferrit”, ku dyshohet se është gënjyer nga gra të radikalizuara atje.

 

Top Channel