01:46
Anglia del nga Lockdon i dytë/ Nga mesnata kalon në një sistem me tre nivele karantinimi
Pas afro një muaji, e mërkura e gjen Anglinë jashtë lockdownit të dytë. Duke filluar nga mesnata, vendi do kaloj në një sistem me tre nivele karantinimi, ku niveli i parë është më i lehti dhe i treti më kufizuesi. Londra do jetë në nivelin e dytë, bashkë me qytetin e Liverpulit ndërsa, Mançesteri qyteti i dytë më i madh në ishull, do jetë në nivelin e tretë bashkë me pjesë të mëdha të veriut të Anglisë.