Shqipëria merr një afat të ri për negociatat me BE-në.

Ai është marsi i vitit 2021. I njëjti afat është vendosur edhe për Maqedoninë e Veriut. Komuniteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bruksel që shqyrton kriteret doli në konkluzion se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga marsi i vitit 2020. Për të folur mbi këto çështje në “Top Talk” ishin të ftuar dy analistët, Enton Abilekaj dhe Ilir Yzeiri. Ky i fundit gjatë fjalës së tij në “Top Talk” fajësoi opozitën për shtyrjen e hapjes së negociatave për në Bashkimin Evropian. Yzeri theksoi se djegia e mandateve, mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës, kanë sjellë dështimin e hapjes së negociatave. Ai shtoi më tej në “Top Talk” se opozita ka luajtur një rol destruktiv.

“Ne që jetojmë në Shqipëri e kemi parasysh që vullneti për të votuar një ligj të përbashkët për të kënaqur të gjitha palët, nuk ndodh. Gjithmonë ajo forcë politike që ka qenë në pushtet ka miratuar një reformë që në një formë mënyre ka kënaqur më shumë interesat e saj dhe nuk e ka dëgjuar 100% atë që ka dashur të bëjë opozita. Ne jemi të gjithë dëshmitarë që opozita e përjashtoi veten e saj nga procesi zgjedhor, nga procesi i hartimit të këtij ligji. Ai ligj nuk është votuar vetëm nga Partia Socialiste, është votuar edhe nga ajo që quhet opozita parlamentare. Edhe përfaqësuesja e SHBA-ve dhe përfaqësuesi i BE-së. E quajtën atë marrëveshje që u miratua më vonë, jo ashtu siç do e donin ata por të ligjshme. Mua kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, si ajo barsoleta që tregohej dikur për Tokion. Unë i mbahem mendimit që me të gjitha defektet që kemi treguar këto kohë Shqipëria ka bërë një hap gjigant, sepse ka shkallmuar sistemin e vjetër të drejtësisë për herë të parë dhe nuk po e ndërton dot sistemin e ri. Hajde ta gjejmë kush po e pengon këtë.

Por nuk mendoj që ata që patën vullnetin për ta shkallmuar kanë edhe vullnetin për të mos e realizuar atë. Nuk mendoj që opozita mund të përfitojë politikisht nga ky vendim i BE-së, sepse nga ky vendim jemi të vonuar të gjithë, por është fjala për tre muaj. Unë i besoj asaj që thotë zonja Merkel, do të hapen shpejt por jo tani, tha ajo fjalë për fjalë. Mund të jem skeptik me politikanët tanë por kam arsye t’i besoj kësaj zonje, e cila është një politikane që nuk i lëshon fjalët kollaj. Ne po diskutojmë për një proces. Procesi ka nisur. Nëse më datë 5 korrik apo kur u bë ai votimi i famshëm që nuk lejonte koalicionet parazgjedhore dhe këtë opozita e quajti sikur ka ndodhur hataja e madhe. U tha më pas që koalicionet ndërtohet pas zgjedhjeve për maksimilizimin e votave. Ne kemi votuar në këtë vite shumë ligje për sistemin zgjedhor, e në fund fare kemi dalë me karton të kuq nga të gjithë ata që i kanë vëzhguar zgjedhjet. Këtu vetëm një gjë mungon dhe që do të na penalizojë të gjithëve, mungon bashkëpunimi. Për sa kohë që opozita ka zgjedhur që në vitin 2017-të apo 18-të destruktivizëm, u largua nga parlamenti, nuk rri gjë pa bërë. I mori institucionet me radhë, tani del si profesor i madh dhe jep këshilla me 5 apo 10 pika, ne do të vonohemi të futemi në Bashkimin Evropian”, tha Yzeri.

Top Channel