Hiqet statuja problematike/ Në Prizren “Adem Jashari” do të riparohet

01/12/2020 19:44

Vetëm katër ditë pas përurimit, shtatorja Adem Jashari e vendosur për nder të 28 nëntorit në një qendër tregtare në Prizren, është larguar.

Largimi i shtatores u bë pas shumë kritikave mbi mos ngjashmërinë e saj me heroin legjendar.

Për këtë, menaxhmenti i qendrës tregtare në një përgjigje me shkrim kanë thënë se e njëjta është dërguar pwr rimodelim dhe nuk dihet se kur do të rivendoset.

Përzgjedhja e skulptorit është bërë nga vet menaxhmenti i kompanisë. Fotot e publikuara nëpër media të shtatores nuk kanë qenë të fazës përfundimtare. Shtatorja e komandantit “Adem Jashari” tani është larguar për t’u rimodeluar. Rivendosja e shtatores do të bëhet pas përfundimit të rimodelimit për të cilën ende nuk kemi një datë të caktuar. Detajet për skulptorin dhe të tjera do të jepen pas rivendosjes së shtatores.

Punues i shtatores ishte një skulptor amator nga Gjakova, i cili kishte deklaruar se me profesion është floktar.

Derisa shtatorja e Skënderbeut vazhdon të qëndroj, por për të opozita ka thënë se do të inicioj peticion poashtu për rimodelim dhe ndryshim të lokacionit.

Të dy këto shtatore ishin vendosur në Prizren për 28 nëntor por që morën kritika për jo profesionalizëm.

Top Channel