Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në kryeqytet.

Policia njofton se rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M.

Si pasojë e zjarrit fatkeqësisht ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel