​Grabitje me armë në Prishtinë, policia në kërkim të dy personave

01/12/2020 20:37

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për KosovaPress se persona të armatosur dhe të maskuar kanë kryer një vjedhje në një filial të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave.

“Në ora 18:25, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë. Njësia policore ka kontaktuar ankuesin, i cili deklaron se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe kanë ikur këmbë. Njësitet policore janë duke trajtuar rastin”, tha Krasniqi.

Top Channel