Ndodh në Kinë/ Shkoi t’i bënte tamponin për COVID-19, burri godet fizikisht infermieren

01/12/2020 17:14

Një burrë kinez, i identifikuar me mbiemrin e tij Lee ka përfunduar në paraburgim për shtatë ditë si edhe duhet të paguajë 38 euro, pasi sulmoi fizikisht një infermiere, e cila po i bënte tamponin e koronavirusit.

Kamerat e sigurisë në një spital të qytetit kinez Dilin kanë kapur momentin shokues kur burri godet me shuplakë infermieren. Incidenti mendohet të ketë ndodhur më datë 22 nëntor, ndërsa është bërë publik së fundmi. Sipas mediave lokale, burri ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, ku kishte shkuar në spital për të bërë testin për COVID-19.

Pas incidentit, ai mësohet të ketë pranuar në polici se kishte ndjerë një lloj “gërricje” në fyt gjatë marrjes së mostrës, e për këtë arsye goditi me gjithë forcën infermieren.

Policia gjithashtu ka njoftuar se Lee e ka kryer sulmin dhe se për këtë ndihet i penduar.

Top Channel