Kostume elegante, koleksione të stilistëve të famshëm, fustane ekstravagantë…të gjitha këto përfaqësojnë një mënyrë shprehjeje për të famshmit.
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kushtet, Parlamenti kërkoi që për të dyja shtete të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja.
Policia e shtetit ka nisur kontrolle masive në të gjithë territorin në kuadër të masave për parandalimin dhe evidentimin e goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit.
Prej më shumë se një viti, bota është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Shpresat mbeten tek vaksinat se sa efikase do të jenë ato, ndërsa nga ana tjetër qytetarët po ri infektohen. Shumë shtete ende kanë në fuqi masat e izolimit, e po kështu disa shtete të tjera kanë lehtësuar masat.
Mënyra se si u menaxhua tërmeti i 26 Nëntorit flet më shumë se çdo fjalë për aftësinë e një qeverie për të përballuar një prej krizave më të rënda që ka kaluar vendi në dekadat e fundit. Kryebashkiaku Veliaj, gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit “Rindërtimi nuk ndalet”, u shpreh se, duke e trajtuar këtë fatkeqësi si një mundësi për t’u ringritur, mund të themi se jemi në rrugën e duhur për të dalë faqebardhë nga kjo histori.
Tradhtia në jo pak raste ka dalë zbuluar më lehtë sesa e mendojnë të gjithë. Ndonjëherë ngjan pak me gënjeshtrën që i “këmbët e shkurtra.
Disa majmunë të mëdhenj në kopshtin zoologjikë të San Diegos, kanë marrë një vaksinë eksperimentale anti covid, të projektuar për kafshët, pas një shpërthimi të virusit mes gorillave atje.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë kreut të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të kartave të identiteti dhe pasaportave.
Tre tërmete, përfshirë një që ishte më i forti që ka goditur ndonjëherë rajonin, u regjistruan në Zelandën e Re të premten, duke ndezur edhe paralajmërime për Tsunami që tani janë tërhequr sidoqoftë.
Policia e angazhuar për mbrojtjen e kongresit amerikan, e shqetësuar nga kërcënimet për një sulm tjetër mbi Kapitol, po kërkon nga Departamenti i Mbrojtjes të lërë rreth 5,000 trupa të Gardës Kombëtare të dislokuara në atje për 60 ditë të tjera për të ruajtur sigurinë deri në mes të majit.
COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 80-vjeçare kuzhinieres së njohur kosovare Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka.
Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie për gati një dekadë, por viti 2019 ka parë numrin më të vogël të foshnjave të lindura në 35 vjet, tregon një studim i Institutit Brookings, me seli në Uashington.
Ministrja Xhaçka priti sot zv.kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, Bisera Turković.
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka arrestuar tetë zyrtarë policorë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
45 mijë maqedonas me pasaporta bullgare “jetojnë” në një shtëpi në Sofje. Kryebashkiaku i rrethit Sredec të Bullgarisë ka regjistruar më shumë se 45 mijë shtetas të huaj, të cilit ishin gjithashtu në listat e votuesve të vendit për zgjedhjet e ardhshme sepse ata kanë nënshtetësinë bullgare.
Një dyqan celularësh është vjedhur gjatë natës në Vlorë.
Ministri Arben Ahmetaj gjatë konferencës me në fokus rindërtimin ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar, në 11 bashki.
Sipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me një përqindje të lartë të obeziteti.
Shqipëria është e njohur ndërkombëtarisht për tolerancën ndërfetare, ku komunitetet religjioze bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, i cili pritet të përfundojë brenda pranverës.
Çifti Elita dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë, por këtë herë me një vajzë. Vetëm pak orë pasi vajza ka ardhur në jetë ata kanë marrë vendimin për ti hapur një profil në rrjetin social në instagram.
Vajza e tyre e quajtur Bota erdhi në jetë, dhe tani ka një profil në instagram ku mund të gjeni foto dhe video.
Pas mjekes Najada Çomos socialistët marrin në skuadrën e tyre të 25 Prillin edhe inxhinieren Luljeta Bozo e cila u kthye në simbolin e përpjekjeve për të dalë nga tragjedia e tërmetit.
Disa ditë më parë, Jasmina publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej e veshur me bluzën e njërit prej djemve të ‘Përputhen’, Erlindit. Ky detaj i ra në sy të gjithëve, madje dhe Atdheut. “Anticovidi im”, i komentoi ai në foto, duke e shoqëruar komentin me disa emoji me sy me zemra.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në prezantimin e programit “Rindërtimi nuk ndalet” ka folur me krenari për procesin e rindërtimit duke thënë se askush nga familjet që humbi banesën, nuk ka ndenjur në qiell të hapur, dhe se procesi po ecën me ritme të shpejta.
Kryeministri Edi Rama në një komunikim live nga facebook, ka folur për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, ka biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19.
Australia kërkoi nga Komisioni Evropian që të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar një dërgesë me vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit.
Papa Françesku nisi vizitën katër ditëshe në Irak, duke thënë në prag të udhëtimit se ai po shkon si “pelegrin i paqes” në vendin me shumicë myslimane, të shkatërruar nga lufta.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës propozon një plan vaksinimi për të rimëkëmbur ekonominë e rajonit të Durrësit, të cilit ia ka dërguar për shqyrtim Komitetit të Teknikëve.
I ftuar në “Wake Up”, Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka folur rreth marrëdhënieve Shqipëri-Turqi dhe është shprehur se investimet në vendin tonë parashikohet të rriten dhe se Turqia është një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit në Shqipëri.
INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022.
Katër shtetas janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, për veprave të ndryshme penale.
Një 45-vjeçar që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Harta e rindërtimit zgjerohet edhe me Rrëshenin ku parashikohet ndërtimi një lagje të re me 35 banesa individuale. Projekti përmban edhe ndërtimin e 6 pallateve ,me 68 apartamente që pritet të përfundojë në tetor 2021.
I ftuar në “Wake Up” për ditën e sotme ishte Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka folur për marrëdhëniet e forta mes vendit tonë dhe Turqisë.
Elvisi ka treguar vulat në pasaportë për t’i vërtetuar Arjanit se ka jetuar në disa vende në botë.
Burime të Top Channel bëjnë më dije se Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka dorëzuar përmes avokatit të saj sërish një kërkesë për ndryshim mase.
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku foli për marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Ekipi i Mirditës është tërhequr nga gara e kampionatit përpara kohe. Skuadra e cila ishte pjesë e Kategorisë së Dytë nuk mundi të përballonte në aspektin financiar, shpenzimet që duheshin për të konkurruar në kampionat.
Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Kodër Kashar, ku tre persona humbën jetën.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një fotoalbum nga të moshuarit, që kanë marrë ditën e djeshme dozën e parë të vaksinës anti-Covid në Lezhë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani si pasojë e koronavirusit jetën e kanë humbur 264 persona.
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por që pasdite vranësirat do të intensifikohen duke sjellë reshje me të izoluara.
Zyra e inspektorit të përgjithshëm në Departamentin e Transportit i kërkoi Departamentit të Drejtësisë në fund të vitit 2020 të hapte hetime penale për zonjën Elaine Chao kur ajo ishte sekretare e tranportit për administratën Trump, siç mësohet nga një raport që u bë publik të mërkurën.
Policia e Kapitolit, e shqetësuar nga kërcënimet për një sulm tjetër mbi Kapitolin, po kërkon nga Departamenti i Mbrojtjes të lërë rreth 5,000 trupa të Gardës Kombëtare të dislokuara në Kapitol për 60 ditë të tjera për të ruajtur sigurinë deri në mes të majit. Zyrtarët e mbrojtjes i thanë Zërit të Amerikës se kërkesa e tyre është duke u shqyrtuar. Trupat e Gardës Kombëtare fillimisht ishin planifikuar të largoheshin nga zona e Kapitolit më 12 mars.
Panxhari i kuq dhe rrepat konsiderohen gjerësisht si dy nga perimet që ofrojnë lëngje me vlera madhështore për organizmin.
Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të mira kundër mbipeshës. Sipas tyre, mollët përmbajnë shumë fibër që nxit ndjesinë e ngopjes. Sipas të dhënave në veçanti, pektina e cila gjendet tek mollët të mban të ngopur për shumë kohë. Kjo do të thotë se sa më i ngopur të ndihet njeriu, aq më të pakëta do të jenë gjasat që ta teprojë me të ngrënin.
Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri. Nëse kolla vazhdon dhe zgjat më tepër se tre javë, atëherë ajo njihet si kolla e duhanpirësit.
Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian u rrit në 7.3 për qind në janar, nga 6.6 për qind nga viti në vit, njoftoi Zyra e Statistikave të bllokut.
Një studim i ri tregon se kriptomonedhat harxhojnë më shumë elektricitet për dollar se sa gërmimi i minierave për shumicën e metaleve.
Ngushëllime nga e gjithë bota janë shprehur pasi u martirizuan 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Turqinë lindore.
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.322 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 685 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.74 milionë.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se të paktën dhjetë ushtarë turk, përfshirë një oficer i lartë, kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e helikopterit ushtarak të rrëzuar në Turqinë lindore.
Suedia është vendi më i fundit që rekomandon vaksinën e Astrazeneca-s dhe Oxfordit për të moshuarit mbi 65-vjeç. Bashkë me një numër vendesh të tjera evropiane, që tani po ndryshojnë politikat, Suedia më herët nuk e rekomandonte vaksinën për të moshuarit duke cituar mungesën e të dhënave nga testet klinike për këtë grupmoshë.
Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat që e kanë kaluar COVID-19, duhet të marrin vetëm një dozë të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.
Ish kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka marrë një zarf anonim me dy plumba brenda tij, thanë anëtarë të partisë së tij Italia Viva, në mediat sociale.
Duke ju rënë borive të taksive para ministrisë së Financave në Athinë dhjetëra shoferë të taksive me automjetet e tyre dhe disa të tjera të grumbulluar në bazë të ligjit të pandemisë kanë protestuar duke kërkuar ndihmë financiare dhe ulje taksash nga qeveria, ndërkohë që autoritete grekë vendosen kufizime të reja pas një rritjeje shqetësuese të numrit të të prekurve me koronavirus.
Toka vazhdon ende të dridhet në gjithë zonën e Thesalisë në Greqinë qëndrore. Në mbrëmjen e së enjtes lëkundja e re ka qenë e një fuqie prej 5.9 ballësh shkalla Rihter sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës dhe 6 Rihter sipas Qendrës Europiane Sizmologjike Mesdhetare.
Tottenham ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në derbin e Londrës ndaj Fulhamit dhe është ngjitur në vendin e 8 me 42 pikë, shumë pranë zonës Champions të renditjes së kampionatit anglez.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kodër-Kashar ku kanë humbur jetën 3 persona. Sipas njoftimit të policisë sipasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasit me iniciale L.S, I.S dhe D.D.
Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak të një dëmtimi.
Nuk kanë të sosur telashet për Andrea Pirlon në pankinën e Juves, pasi ka humbur një tjetër futbollist me peshë, në prag të dy ndeshjeve vendimtare për fatet e sezonit, ndaj Lazios të shtunën për kampionat dhe ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.
Inter përfiton maksimalisht nga ndalesa e Milanit dhe nis arratinë në krye të Serisë A, pasi mposhti Parmën me rezultatin 1-2 falë një dopiete të Alexis Sanchez dhe u ngjit në kuotën e 59 pikëve, 6 më tepër se kushërinjtë kuqezi.
“Anfield Road” shndërrohet në një tabu për Liverpoolin, që nuk fiton në shtëpi që prej 12 dhjetorit të vitit të kaluar. The reds u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Chelsea, duke marrë humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa Klopp humbi përballjen e parë në Premier League ndaj patriotit të tij, Thomas Tuchel.
Analisti Dritan Hila i ftuar mbrëmjen e sotme në Open komentoi ftesën që i bëri Edi Rama shefes së Infektivit, Najada Como që të jetë pjesë e Partisë Socialiste.
Në këtë puntatë të “Jashtë Loje” ishte i ftuar figura më e dashur e klubit të Tiranës, Gentjan Muça.
Kandidimi i mjekes Najada Çomo nën logon e PS hapi debate në studion e Open mes dyshimit nëse ajo po përdoret nga kryeministri Edi Rama apo e kundërta.
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes analistëve Carlo Bollino dhe Agron Gjekmarkaj mbrëmjen e sotme në Open.
Analisti Carlo Bollino dhe gazetari Enton Abilekaj .janë përfshirë në debat me njëri-tjetrit mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit.
Analisti dhe gazetari Drita Hila u përplas në Open me Endrit Shabanin kreun e nismës Thurje , pas një komenti se kjo e fundit është thjesht një filial i LSI.
Analisti Carlo Bollino argumentoi në Open se pse edhe pas 8 vitesh vota për PS është e lartë.
Analistët Carlo Bollino dhe Argon Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin Open, ndërsa po trajtohet tema e të pavendosurve për zgjedhjet e 25 prillit.
Piktori britanik i artit të rrugës, aktivist i të drejtave shoqërore Banksy, ka konfirmuar sot në rrjetet sociale autorsinë e një murali që u shfaq mëngjesin e disa ditëve më parë në një burg të epokës viktoriane, ku është mbajtur më parë dhe shkrimtari e poeti i famshem irlandez Oscar Wilde.
Open ka nisur me debate sot, në temën që lidhet me pjesën gri të elektoratit për zgjedhjet e 25 prillit.
Ka qenë një periudhë shumë delikate, pasi pritej që të bëheshim me fëmijë dhe Agi ishte shtatëzënë, e pritej nga momenti në moment që të lindte. Jam operuar diku 2 javë pasi të lindte Agi.
Drejtuesja e iniciativës Guxo dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, pasi që ajo ka dalë njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë qëkur organizohen me lista të hapura.
Një studim i ri thotë se dhjetra kafshë gjitare si kuajt, delfinët apo dhitë mund të infektohen me SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.
Nëna e dy femijëve, e divorcuar nga bashkëshorti për shkak të dhunës jeton në kushtet e mbijetesës me dy vajzat. Prej 2 vjetësh e gjysmë ai nuk shlyen pensionin ushqimor. Ka kaluar lokalin në emër të babait dhe punon në të zezë që në llogaritë bankare të mos ketë asnjë të ardhur.
Mbi 300 kilogramë heroinë u sekuestruan në një operacion në Stamboll dhe një person u arrestua.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulos ishte e ftuar Rovena Betaj, e cila ndau historinë e saj me luftën kundër kancerit të gjirit.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë informoi se numri i viktimave nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi është rritur në 11.
Liverpooli është nikoqir i Chelseat në kuadër të derbit të javës së 29-të në Ligën Premier.
Prokurorët gjermanë thanë sot se kanë ngritur akuzat ndaj një refugjati sirian për vrasjen e një njeriu dhe plagosjen rëndë të një tjetrin në një sulm me thikë të motivuar nga ekstremizmi islamik.
Mësuesi i sakrificës, me këtë temë në konkursin e hapur nga Ministria e Arsimit për 7 mars, kur do të përzgjidhet dhe piktura më e mirë, nxënësit me kreativitetin e tyre kanë shprehur se si i kanë parë arsimtarët gjatë këtij viti të pazakontë shkollor.
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit projektligjin për kontratën me kompaninë Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një projekt madhor që do të mbështetet me 500 milionë dollarë nga qeveria amerikane për ndërtimin e tij.
Entela Kolovani, mjekja e spitalit Infektiv, atje ku prej një viti po luftohet me Covid-19 u bën thirrje të gjithë atyre që infektohen të mos vetëkurohen, por të jenë në kontakt me mjekët e familjes menjëherë sapo shfaqen simptomat e para.
Lëkundje toke janë regjistruar pak më parë në vendin tonë.
Një takim romantik, me plot momente të bukura ishte ai mes Sindit dhe Elvisit, të cilët treguan edhe njëherë pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin.
Një fermer kanadez ka regjistruar veten e tij teksa mbante një riqebull të egër nga lëkura e qafës, teksa e kritikonte për masakrën që sapo kishte kryer në kotecin e pulave.
Gjermania tashmë lejon përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford kundër Covid-19, edhe për personat mbi moshën 65 vjeç.
Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash.
Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar si një akt banditësh planin e rrëzimit të kryeministrit aktual Edi Rama nga opozita.
Takimi i radhës në përputhen ishte mes Sindit dhe Locos, ndërkohë që ky ka deklaruar më herët se është vetëm për të tashmë.
Kina ka miratuar tri produkte të ilaçeve tradicionale kineze (TCM) për shitje për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19.
Përveç incidentin me mesazhin kërcënues ndaj Atdheut, në studion e Përputhen është zbuluar dhe një ngjarje e ndodhur në prapaskenë.
Një grua e tronditur po kërkon ndihmë për të gjetur bashkëshortin e saj të humbur, i cili doli nga shtëpia për të shkuar në farmaci tre muaj më parë dhe nuk është parë më prej atëherë.
Situata në Përputhen është nxehur, pasi Atdheu në një lidhje skype në studio zbuloi ase kishte marrë një kërcënim.