Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar si një akt banditësh planin e rrëzimit të kryeministrit aktual Edi Rama nga opozita.

Ai thotë se marrëveshja mes PD-së dhe LSI-së është ilegale dhe është një mashtrim për publikun.

Analisti theksoi se opozita ka një defekt shumë të madh, duke qenë e çorientuar e pa një lider.

“Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë një profil kanë një kontribut i kanë dhënë fytyrën shqiptarëve tashmë kjo është njëra anë. Pjesa tjerët është që po e ndihmon shumë. Ishte një marrëveshje, nul jo legale dhe jo politike. Ishte një mashtrim për publikun, nuk kishte asnjë objektiv politik. Rrëzimi i Ramës është objektiv banditësh, ta rrëzosh dikë do të thotë ta rrëzosh,  objektiv kombëtar është çfarë i sjell kombit. Po flas për aktin e rrëzimit, që ne kemi një histori si komb.  Po them cili është defekti shumë i madh i opozitës dhe është e çorientuar nuk ka një lider, ato që ka janë në backtage”, tha Çupi.

Ndërsa gazetari Denis Dyrnjaja iu përgjigj se ky përcaktim është i tepruar për opozitën.

“Është e tepruar fjala bandit për një opozitë, për një parti politike për njerëz. Rrëzim me vota po thonë ata jo me luftë”, tha Dyrnjaja.

 

Top Channel