“Rindërtimi, po ecet me ritëm optimal”/ Rama: Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren!

05/03/2021 10:34

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në prezantimin e programit “Rindërtimi nuk ndalet” ka folur me krenari për procesin e rindërtimit duke thënë se askush nga familjet që humbi banesën, nuk ka ndenjur në qiell të hapur, dhe se procesi po ecën me ritme të shpejta.

Asnjë ditë nuk mbetën në qiellin e hapur, askush që ende nuk është kthyer në shtëpi, nuk është në kushte të ndryshme nga kushte  e të gjithë ne që jetojmë në shtëpi, përveç 500 familje që kanë vendosur që të qëndrojnë në çadër në truallin pranë rrënojës aty në fshat, për arsye se lidhet me tokën, por marrin bonusin e qirasë. Jam i qetë kur i shoh në sy këta njerëz, është praktika e parë e dhënies mbrapsht të një shtëpie më të mirë e më të bukur falas, kudo praktikat janë të bazuara mbi kredi të buta, por askush nocioni falas nuk është përdorur, natyrisht që koha është ndryshe, për ata që presin të kthehen në shtëpi edhe pse janë në shtëpi në qytet me qira dhe ndryshe për të tjerët që janë me shtëpi në qytet në shtëpitë e tyre.

Kanë kaluar 15 muaj dhe mund të më thoni ku është një kompani i cili ndërton një pallat për 15 muaj? Nuk ekziston. Në rastin më optimal projekti i një palalti nga një kompanie private zgjat 2 vjet. Shumë thonë erdhën zgjedhjet prandaj po punoni, prandaj po bëhet porti i Durrësit, jo jo! Janë punë të nisura 2,3,4,5 vite më parë, kantirët e rindërtimit jo që nuk janë të vonuara por janë në një ritëm që ne ndihemi të qetë para të gjithë atyre që priten të kthehen në shtëpi. Për të arritur deri në kantier na është dashur të përputhim familjet e të mbetura pastrehë më titullin e pronësisë. Kemi futur një komponent të strehimit të mirëfilltë, në çdo shtëpi ku kanë jetuar më shumë se 2,3,4 kurora dhe shtëpia është rrënuar, detyrimi për ne është të ndërtojmë shtëpi për çdonjërën nga kurorat.Për të gjithë këto ndërtime është dashur të bëhen projekte, të koordinohen arkitektë të huaj dhe të brendshëm, inxhinierë të cilët kanë pasur detyrë të bëjnë verifikim të çdo rasti të regjistruar. Këtu nuk flasim për shumë mijëra familje.”, u shpreh Rama.

Rama me krenari tha se do të ndërtohen kopshte e çerdhe me një standard të lartë që mund të gjenden në çdo vend të BE

“Jam shumë krenarë që ne po ju kthejmë mësuesve, prindërve, shkolla, kopshte, çerdhe, që mund të gjenden në çdo vend të BE, ku është standardi më i lartë. Shtëpitë individuale po ndërtohen, familjet po hyjnë brenda, lagjet e reja kanë filluar por nuk janë lagje si getot që ndërtoheshin dikur të strehimit socaial, por lagje rezidenciale me standardet me të mira. Në këto lagje do strehohen ata që nuk kanë”, u shpreh Kryeministri.

Nuk kanë munguar as sulmet për opozitën, teksa tha se nëse ata fitojnë me 25 prill, ky proces do të këputet në mes.

“Është procesi i vërtetësisë së fjalës tonë që ne nuk do të lejmë asnjë vetëm, i nxjerrjes në pah të një dallimi të madh mes nesh dhe atyre që pretendojnë të kthehen për të marrë një mandat të 5-të edhe pse nuk kanë ndryshuar nga ata qe kanë qenë dhe nuk marrin mundimin të integrojnë ide të reja. Po ato figura, po ajo qasje, ajo retorikë, po ato ide që kanë dështuar 4 herë dhe pse do të kenë sukses herën e 5-të.

Për të gjithë ata që kujtohen për ato ditë dhe netë pas goditjes pas tërmetit, kur njerëzit ishin në rrugë dhe ne ishim ditë natë me ta për të bërë sistemimin me ta. A ka ndonjë që mendon se ajo fatkeqësi bie në tre të natës, mund ta gjejë zgjuar apo mund ta zgjojë Lulzim Bashën?

A ka ndonjë që mendon se Luli të lërë gjyqin dhe të shfaqet derisa familja e fundit të jetë strehuar. A ka njeri që mendon se ky proces mund ët shkojë përpara duke ecur me këtë ritëm, nëse në 25 prill filli i këtij procesi këputet dhe fati i vendit bie në duart e atyre për shkatërrimin që kanë bërë. Nëse pyesi veten se çfarë garancia kanë dhënë këta njerëz për tu besuar finalizimin e këtij programi rindërtimi? Është e pamundur!

Nëse ke nevojë për një mjekë dhe mjeku qëllon të jetë socialist, e ndërkohë aty pranë kemi një veteriner që është demokrat, që i përket partisë tuaj kë do merrni për të afërmin tuaj, doktorin apo veterinerin?”, tha më tej Rama.

Top Channel