Pikturat për “mësuesin e sakrificës”/ Konkursi për 7 marsin! Nxënësit tregojnë si shohin mësuesit e tyre

04/03/2021 20:03

Mësuesi i sakrificës, me këtë temë në konkursin e hapur nga Ministria e Arsimit për 7 mars, kur do të përzgjidhet dhe piktura më e mirë, nxënësit me kreativitetin e tyre kanë shprehur se si i kanë parë arsimtarët gjatë këtij viti të pazakontë shkollor.

 “Këtu në pikturë kam treguar se si mësuesi ka qenë i infektuar me covid dhe rrallë mësues e bëjnë që edhe pse i infektuar na jepte mësim online…”, tha ai.

Me pafajësinë e tyre, nxënësit kanë vizatuar ide të veçanta duke kuptuar më së miri mësimdhënien në kushtet e covid-19. Mes qindra pjesëmarrësve, edhe Rearti, violinisti i vogël në klasën e gjashtë në shkollën Jordan Misja përmes talentit të tij për pikturë ka vlerësuar punën e mësueses.

Top Channel