Pamjet nga kamera e sigurisë/ Me sqepar në dorë dhe i mbuluar me kapuç e maskë, si u vodh dyqani i celularëve në Vlorë

05/03/2021 11:27

Një dyqan celularësh është vjedhur gjatë natës në Vlorë.

Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet nga kamerat e i sigurisë në momentin e vjedhjes.

Në pamje duket se si hajduti hyn brenda në dyqan, pasi hap derën me një sqepar në dorë, dhe më pas hyn brenda i maskuar me kapucë dhe maskë.

Ngjarja ka ndodh rreth orës 3:30 të mëngjesit, përball ambulancës qendrore të qytetit te Vlorës.

Policia ndërkohë ka marrë shenjat e gishtave dhe pamjet filmike te kamerave të sigurisë.

Top Channel