Ftesë në 5/ Luftoi me kancerin e izoluar në mes të pandemisë, emocionon Rovena: Më dhimbsej babi!

04/03/2021 20:29

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulos ishte e ftuar Rovena Betaj, e cila ndau historinë e saj me luftën kundër kancerit të gjirit.

Rovena u diagnostikua me sëmundjen në fjalë tetorin e vitit 2019 dhe vendosi të kurohej në Bergamo të Italisë, vetëm pak muaj para se të shpallej gjendja e pandemisë.

“E mirëprita sëmundjen. Babai është pika ime e dobët, atë mendova të parin”, tha ajo, teksa Bieta e pyeti se si e ndau lajmin me familjaret.

E izoluar në Itali, larg bashkëshortit dhe familjarëve të tjerë, ajo vijoi seancat e kimioterapisë pavarësisht gjendjes së rënduar të spitaleve me pacientë të infektuar me covid.

“U bëra e fortë dhe e dija që do e kaloja. Zoti s’të jep më shumë sfida sesa mund të mbash”, u shpreh në një moment ajo.

Top Channel