A ndryshon marrëdhënia me Turqinë pa Ramën Kryeministër? Ambasadori turk: Jemi të detyruar…

05/03/2021 09:37

I ftuar në “Wake Up” për ditën e sotme ishte Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka folur për marrëdhëniet e forta mes vendit tonë dhe Turqisë.

I pyetur në emision nëse këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë të njëjta edhe nëse Kryeministri Rama do të humbasë në zgjedhjet e 25 prill, Ambasadori është shprehur se asgjë nuk do të ndryshojë, sepse rezultati i cili do të shpallet në zgjedhjet e prillit do të jetë demokracia ajo që do sundojë në Shqipëri.

“Mund të them mendimin tim personal, asgjë nuk ndryshon, sepse rezultati i cili do shpallet pas 25 prillit do jetë demokracia ajo që do sundojë në Shqipëri kështu që jemi të detyruar të respektojmë përfundimin e zgjedhjeve. Turqia me Shqipërinë tashmë janë miq të vjetër që kanë raporte shekullore. Presidenti Erdogan dhe Kryeministri Rama po mundohen që raportet e të dyjave vendeve ti kenë strategjike

Qeveria turke është fokusuar te finalizimi i disa projekteve madhore, si ai i xhamisë së Shkodrës, në bashkëpunim me autoritet shqiptare. Turqia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në të gjitha fushat që kjo e fundit ka pasur nevojë”, u shpreh Ambasadori.

Top Channel