“Puthjet në buzë janë normale, ti nga Lapraka nuk e kupton”/ Pas debatit me Arjanin, Elvisi tregon pasaportën me të gjithë vendet ku ka udhëtuar

05/03/2021 09:36

Elvisi ka treguar vulat në pasaportë për t’i vërtetuar Arjanit se ka jetuar në disa vende në botë.

Gjatë emsionit të djeshëm në “Për’puthen”, u diskutua një puthje në buzë që kishte ndodhur në dhomat e ndërrimit mes Sarës dhe Rinianit. Sara tha ishte thjesht një “cakitje buzësh” ndërsa sipas Rinianit ishte Sara që e puthi me dashje.
Ndërsa opinionisti, Arjan Konomi thotë që një puthje në buzë është normale, sepse Sara ka jetuar jashtë dhe ka emancipim tjetër. Kjo ka sjellë reagimin e Elvisit, Sindit dhe konkurentëve të tjerë, që nuk ishin dakord me Arjanin. Madje debati mes Arjanin dhe Elvisit u kthye në debat personal midis tyre.

Arjani: Ka dy mentalitete puthjesh. Është mentaliteti shqiptar dhe mentaliteti perëndimor. Unë e kuptoj Sarën, është një vajzë shumë më e emancipuar se mesatarja e vajzave shqiptare. Jashtë miqtë puthen në buzë në sensin miqësor.
Sindi: Pse emancipim quhet ky?
Arjani: Ne që kemi jetuar në shumë vende të botës i kemi parë këto gjëra. Ti në Laprak ndoshta nuk i ke parë.
Elvisi: O Arjan, unë kam udhëtuar në aq vende sa ti nuk e ke idenë. Do të sjell pasaportën nesër.
Arjani: Ke udhëtuar por nuk ke pasur jetë sociale jashtë. Në Francë p.sh. është shumë e përhapur që bëjnë një puthje të lehtë në buzë, që është një puthje miqësore shumë e mirë.
Elvisi: Puthesh me shokët në buzë?! Unë jo njëherë.
Arjani: Më ler të flas, çfarë është kjo mënyrë, unë them një fjalë ti tre…
Elvisi: Mirë, do them dhe unë mendimin tim prej çobani pastaj.

Ashtu siç tha në emision, sot Elvisi ka postuar në Instagramin e tij foto të pasaportës, ku tregohen vulat nga shtete të ndryshme ku ka udhëtuar, si Greqi, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Itali, Zvicër, Francë, Gjermani, Spanjë, Portugali.

Doja të thoja që puthja në buzë mes shkokësh dhe shoqesh, është çështje preferencash personale, jo çështje mentaliteti. Se dalim ne të pakulturuar po s’jemi mo për të madhin Zot“, shkruan Elvisi në fund.

Debati ka vazhduar më tej mes Sindit dhe Arjanit. Sindi thotë se ka jetuar në Rumani dhe ka shokë me shtetësi të ndryshme por nuk puthen në buzë me njëri-tjetrin. Ndërkohë Arjani e ironizon: “Aman o Sindi tani, se të gjithë ikin nga Rumania për të studiuar në Europë, ti ike në Rumani. Kam 6 muaj që dua ta them, shyqyr që e thashë”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel