Najada Çomo në PS/ Hila në Open: Mjekët merren gjithmonë me politikë

04/03/2021 23:05

Analisti Dritan Hila i ftuar mbrëmjen e sotme në Open komentoi ftesën që i bëri Edi Rama shefes së Infektivit, Najada Como që të jetë pjesë e Partisë Socialiste.

Ai theksoi e mjekët merren gjithmonë me politikë duke përmendur edhe figura të shquara në politikë.

“Duke pasur parasysh mungesën e resurseve nuk kishte kapacitete spitalore. Kemi një drejtuese të LSI që në fillim thoshte se luftohet me raki dhe hudhër, pastaj nuk mbante maskë. Unë nuk e akuzoj liderin e PD-së i cili ka qenë korrekt. Kam pasur njerëz të sëmurë me covid dhe unë kam qenë brenda kam qenë në Infektiv dhe Sanatorium dhe kushtet janë të mira. Besoj që Çomo është në grupin e figurave të partisë. A ka bërë mirë Rama është puna e tij. Mjekët merren gjithmonë me politikë. Kemi Halim Kosovën, Petrit Vasilin”, tha Hila.

Top Channel