Bota shpreh ngushëllimet pas rrëzimit të helikopterit ushtarak turk

05/03/2021 03:38

Ngushëllime nga e gjithë bota janë shprehur pasi u martirizuan 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Turqinë lindore.

Sipas një burimi diplomatik, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, telefonoi ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, për të shprehur ngushëllime për ushtarët që humbën jetën në rrëzimin e helikopterit. Burimi tha se Stoltenberg ka theksuar se NATO është në solidaritet me Turqinë.

Në një postim në twitter, ambasada amerikane në Ankara tha se, “Lutjet tona janë me familjet e të gjithë të prekurve dhe ne urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”.

Ndërsa ambasadori britanik në Turqi, Dominick Chilcott, në rrjetet sociale shkroi: “Mora lajmin se një helikopter ushtarak u rrëzua në Bitlis dhe 11 ushtarë u martirizuan. Ndaj dhimbjen e aleatit tonë, Turqisë, duke shprehur ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën dhe Turqinë”.
Nikolaus Meyer-Landrut, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, në rrjetet sociale shkroi: “Ndajmë pikëllim të thellë të Turqisë për humbjen e 11 ushtarëve në Bitlis”.

Ambasada pakistaneze në Ankara po ashtu reagoi pas rrëzimit të helikopterit ushtarak, duke shkruar se, “Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e pikëlluara dhe kombit turk në përplasjen tragjike të helikopterit në Tatvan, Bitlis, ku 11 ushtarë u martirizuan dhe dy u plagosën”.

Ambasadori iranian në Turqi, Mohammad Farazmand, po ashtu shprehu ngushëllime, duke theksuar se, “Unë i shpreh ngushëllime qeverisë së Turqisë, popullit turk dhe familjeve të pikëlluara për incidentin e dhimbshëm ku 11 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si rezultat i rrëzimit të helikopterit që i përkiste Turqisë”.

Ai po ashtu uroi shërim të shpejtë për ushtarët e plagosur. Duke përcjellë ngushëllimet e tij, ambasadori ukrainas në Turqi, Andrii Sybiha, në rrjetet sociale shkroi: “Uroj mëshirë nga Allahu për ushtarët turq që u martirizuan si rezultat i rrëzimit të helikopterit ushtarak dhe shërim të shpejtë për ata që u plagosën”.

Po ashtu edhe Ambasada e Italisë në Ankara shkroi se, “Ne me dhimbje mësuam lajmin e rrëzimittragjik të helikopterit, ku 11 ushtarë turq humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Në këtë moment të trishtuar, ne jemi pranë popullit turk dhe i urojmë ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të atyre që humbën jetën”.

Të paktën 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, u martirizuan dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në provincën lindore Bitlis.//AA

Top Channel