“Kërkoj të lirohem. Nuk ka kush e mban djalin e sëmurë”/ Enkelejda Hoxha sërish kërkesë për ndryshim mase

05/03/2021 09:31

Burime të Top Channel bëjnë më dije se Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka dorëzuar përmes avokatit të saj sërish një kërkesë për ndryshim mase.

Arsyeja sipas saj është gjendja shëndetësore e djalit të saj:

“Kërkoj të lirohem. Nuk ka kush e mban djalin e sëmurë që është autik. Gjendja e tij është përkeqësuar”, mësohet të ketë thënë ajo.

Si pasojë Gjykata e posacme e shkallës se parë caktoi datën 9 mars si ditën kur do shqyrtohet seanca thanë burimet e top Channel.

Më herët Enkeleida Hoxha u la nën arrest me burg edhe nga Apeli.

Gjyqtarja, Enkelejda Hoxha njihet për vendimet e sajë ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Lirimi i Dokles u bë publik nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Gjyqtarja e Krujës, e cila ende pa dal në vetting, Enkeleda Hoxha, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Enkeleda Hoxha,në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Top Channel