“Ore Karlo se më çmende”/ Abilekaj në Open: OSHEE ka marrë me qira shtëpinë e Topallit në Shkodër

04/03/2021 21:27

Open ka nisur me debate sot, në temën që lidhet me pjesën gri të elektoratit për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke diskkutuar se çfarë e afron apo e largon këtë pjesë të caktuar të elektoratit, analistët hynë në debat me njëri tjetrin.

Debati

Bollino: Rama dhe Basha po përpiqen ta afrojnë këtë pjesë gri të elektoratit. Basha duke treguar anën e tij familjare. Të zhgënjyerit janë tërhequr për shembull nga fjalori i Berishës, dhe kjo është problemi kryesor, pra kush nuk do shkojë të votojë.

Abilekaj: Në përgjithësi shtresa gri janë të mesmit, shtresa inteligjente që e japin vlerësimin në bazë të qeverisjes.
Në vendin tonë kjo shtresë e mesme është tkurrur shumë. Gjuha e ashpër nuk i shërben kësaj pjesë, por i afron një forcë e tretë e gatshme, në strukturë. Jo partitë që paguhen nga Rama, si Patozi, Tapolli.

Hila: Po Thurja pse nuk qenka e paguar nga PD nëse flasim kështu?

Abilekaj: Po se PD nuk i intereson. Pastaj Thurja ka vite që është. OSHEE ka marrë me qira shtëpinë e Topallit, çfarë tregon kjo pra.

Hila: Topalli s’ka nevojë, se ka mjaft.

Bolino: Po atëherë nëse është kështu një zyrë të PD në Vlorë, e ka marrë me qira një trafikant, ca domethënë kjo që ai i financon Bashën?

Abilekaj: Ore Karlo se më çmende, ajo zyrë nga OSHEE është marrë muajt e fundit me qira. Mos i krahaso gjërat me PD.

Bollino: Po kështu i bie që Rama bën korrupsion me kontrata, blen një parti politike sipas kësaj që thua ti.

Hila: Topalli ka aq shumë prona në Shkodër, sa..

Abilekaj: Nejse, se nuk jemi këtu për të bërë thashetheme.

Top Channel