Një përplasje e fortë ka ndodhur mes analistëve Carlo Bollino dhe Agron Gjekmarkaj mbrëmjen e sotme në Open.

Gjekmarkaj e ka akuzuar analistin italian se ka bërë një lajm të rremë për sa i takon shtesës së vilës së kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa Bollino i është kundërpërgjigjur se fake news bën partia në të cilën ai është.

Gjekmarkaj: Tek zoti Bollino më bën përshtypje një gjë, zelli të shohë me dronë shtëpinë e Bashës, shtesa që nuk kanë ekzistuar. Kur do të shohë një gjë e sheh, kur nuk do të shohë nuk e sheh.

Bollino: Po çfarë lidhje ka këtu? cila është shtëpia e Bashës?

Gjekmarkaj: I ke bërë lajm që nuk ekzistonte ishte gënjeshtër.

Gjekmarkaj: Ti në CV tënde je gazetari më i nderuar se ia ke dalë të nxjerrësh Shtëpinë e Bardhë e të përgënjeshtrosh Bushin. Ti ke pasur kurajën që të bësh një lajm që për të ndyrë vizitën i vodhën orën.

Bollino: Fake news është në partinë tuaj.

Gjekmarkaj: Unë thash që ke një rekord, kur do ta gjesh ti hyn e gjen, kur se gjen krijon një lajm që s’ekziston.

Bollino: Unë jam thjeshtë një gazetar.

 

 

 

Top Channel