E mërkurë, 25 Gusht 2021
22:30
Gaza, plagosen disa protestues palestinezë nga ushtria izraelite

Ushtria izraelite përdori plumba të vërtetë duke plagosur disa protestues palestinezë pranë gardhit të sigurisë në Rripin e Gazës.

22:22
​Zbulohet emri, ja kush pritet të shpallet lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve 2020/21

Mesfushori i Chelseat Jorginho pritet të emërohet mesfushori më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-21, ndërsa skuadra angleze po përgatit një ofertë për të zgjatur qëndrimin e tij në “Stamford Bridge”.

22:16
Polonisë i kërkohet të lejojë hyrjen e afganëve të bllokuar në kufi

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i bëri thirrje Polonisë që të lejojë hyrjen dhe të sigurojë ndihmë humanitare për një grup prej 32 personash nga Afganistani, të cilët po mbahen në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë pa ushqim të duhur, ujë të pastër, strehim dhe ilaçe, tash e dy javë.

22:07
Njihuni me bebet e pasura që fitojnë mbi 3 mijë paund për një postim në ‘Instagram’ (FOTO)

Ju prezantojmë me bebet më të famshëm dhe të pasur të ‘Instagramit’, që ‘mburren’ në rrjetet sociale me miliona ndjekës që kanë.

22:05
Përfaqësuesi i talebanëve flet për jetën pas 31 gushtit: Gratë do jenë të detyruara të veshin hixhab! Do ketë amnisti për ata që nuk evakuohen

Përfaqësuesi talebanëve, Suhail Sahin në një intervistë televizive zotohet se të huajt dhe prona e tyre që do të mbeten në Afganistan pas 31 gushtit, kur është edhe afati i fundit i evakuimeve, nuk janë në rrezik.

21:55
PSG shpalos çmimin që Reali duhet ta paguajë për Mbappen

Ditët e fundit të afatit kalimtar veror pritet të jenë shumë të nxehta me disa skuadra të mëdha evropiane që po planifikojnë t’i konsolidojnë radhët e tyre për edicionin e ri garues 2021/22.

21:53
Sherr mes disa personave në Tiranë, 32-vjeçari përfundon në spital

Një konflikt i çastit mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prejt tyre, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

21:46
Rrjedhje informacioni nga UEFA, zbulohet fituesi i çmimit “Lojtari i Sezonit”

Kevin De Bruyne, N’golo Kante dhe Jorginho janë pretendentët për çmimin Lojtari i Sezonit, që jepet nga UEFA dhe fituesi pritet të zbulohet të premten, me rastin e ceremonisë së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

21:40
Merkel: Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë dialogun me talebanët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë “dialogun me talebanët” e kthyer në pushtet, për të ruajtur arritjet në Afganistan që nga vendosja e trupave të NATO-s.

21:31
Panoramat aliene që po krijon në tokë ‘vjelja’ e litiumit të baterive (fotogaleri)

Një gjueti globale e frikshme ka nisur për litiumin që fuqizon aparatet tona elektrike gjithnjë e më shumë ne shtim. Në një fotogaleri të hartuar nga BBC tregohen pamjet thuajse “aliene” të krijuara në sipërfaqen e planetit tonë, në terrenet ku ky material i çmuar po kërkohet e nxirret.

21:30
Pfizer po zhvillon vaksinën e re kundër variantit Delta

Vaksina Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit u bë vaksina e parë që mori miratimin e plotë për përdorim masiv nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

21:18
Nëna vdes në spitalin covid/ Fëmijët tmerrohen kur hapin arkivolin që i kishte mbërritur në shtëpi. Brenda ishte një burrë

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në fshatin Vrapçisht, të Maqedonisë së Veriut. Një familje, fëmijët e të cilës po prisnin arkivolin e nënës së tyre, janë tmerruar kur e kanë hapur dhe kanë parë se brenda saj ka qenë një burrë i pajetë.

21:13
Për disa afgane, evakuimi është dallimi mes jetës e vdekjes

“Ne jemi me të vërtetë në rrezik, këtu situata është bërë e tmerrshme; ata po na kërkojnë,” thotë studentja 22-vjeçare afgane, Esin.

21:08
Vazhdojnë evakuimet nga Afganistani, ndërsa afrohet afati i tërheqjes së trupave

Ndërsa ka mbetur më pak se një javë nga dita e tërheqjes së të gjitha trupave nga Afganistani, Shetet e Bashkuara kanë evakuuar gjatë 24 orëve të fundit 19,000 amerikanë dhe afganë që donin të largoheshin nga vendi, tha Departamenti i Mbrojtjes të mërkurën.

20:58
Rrëshqitje dheu në Venezuelë, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura në perëndim të Venezuelës.

20:50
Shumë-këmbëshi mishngrënës ushqehet me vegjlit e zogjve në ishullin e largët në Paqësor(fotot)

Insekte gjigante shumë-këmbëshe, karnivore në një ishull në jug të Paqësorit, janë zbuluar se vrasin mijëra të vegjël të zogjve të detit çdo vit, thuhet në një studim të ri.

20:50
Banka Botërore ndalon financat për Afganistanin

Banka Botërore ndaloi financimin e projekteve në Afganistan, pasi talibanët morën kontrollin e këtij vendi.

20:34
Një 21-vjeçar në mesin e viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistroi të mërkurën 29 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

20:27
Kosova e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar

Me qëllim të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet civile në mes të dy vendeve dhe lehtësimin e procedurës ligjore në këtë fushë, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

20:15
A do të strehohen përgjithmonë në Shqipëri? Rama për CNN: Nuk ka shqiptarë në Afganistan! Do presim 4000 afganë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetaren Bianna Golodryga, në ‘Amanpour Show’ – CNN, lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë.

20:14
Presidentja Osmani takoi Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett për të diskutuar çështje të interesit të dyanshëm.

20:11
Të shtëna me armë zjarri të Prishtinë, detajet e para

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

20:00
Emrat e rinj në Kombëtare/ Edi Reja i afron në prag të 3 ndeshjeve shumë të rëndësishme

Afrojnë tre ndeshje shumë të rëndësishme për përfaqësuesen kuqezi dhe tashmë të gjithë janë të përqendruar aty.

19:53
Dëmtimet e lëkurës nga dielli/ Trajtimet që duhen bërë pas kthimit prej pushimeve

Pas plazhit e diellit përvëlues të verës, lëkura ka nevojë gjithnjë për një trajtim ku hidratimi është kryefjala.

19:53
Këto tri shenja të Zodiakut do të përjetojnë dashuri magjike në shtator

Muaji shtator sjell gjithmonë energji të veçantë, forcon intuitën, ngadalë na kthen në realitet pas ëndrrave dhe fantazive të verës, por gjithashtu nxjerr frymën e romancës dhe ndryshimet e reja të jetës.

19:44
Nisma për komunitetin LGBTI/ Nga martesa, birësimi i fëmijëve dhe njohja e identitetit gjinor

Në një të ardhme jo shume te largët çiftet LGBTI në Shqipëri shpresojnë tu jepet mundësia që të birësojnë fëmijë por, jo vetëm.

19:43
Nis turizmi i udhëtarëve tranzit, indianë e arabë vijnë në Shqipëri

Ndodhem në mes të sheshit Skënderbej në Tiranë dhe mund të jem ndër të vetmet shqiptare që kaloj këtu pasi jam e rrethuar nga turistë, kryesisht nga lindja e mesme.

19:35
Më 1 shtator nis fiskalizimi, kontabilistët kërkojnë më shumë kohë. Tatimet nuk tërhiqen

Nga 1 shtatori do të nisë faza e tretë dhe finale e procesit të fiskalizimit me transaksionet biznes-biznes.

19:34
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj/ Nesër në Kosovë qytetarët dalin në protestë

Vrasja makabre që ndodhi në Ferizaj javën që lamë pas, na e tregoi edhe një herë qartazi se jeta e grave dhe vajzave në Kosovë është në rrezik të vazhdueshëm. Ky ishte edhe një rast tjetër i femicidit. Edhe një vrasje tjetër që vjen për shkak të patriarkalitetit vrasës, të rrënjosur në të gjitha institucionet publike e private që jetën dhe trupin e vajzave e grave e shohin si pronë të burrave.

19:29
OBSH: Pandemia në Azi-Paqësor është në fazë kritike

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se situata me koronavirus në rajonin e Azi-Paqësorit është në “fazë kritike” dhe se duhet bërë gjithçka për të frenuar transmetimin.

19:13
Elefanti i inatosur rrëzon skulpturën ‘realiste’ të mashkullit, pasi e ngatërroi me një rival dashurie

Një luftë elefantësh ka ndodhur para qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar Khao Yai në Tajlandë. Turistët panë elefantin mashkull që sulmoi një skulpturë gjigante në këtë park, pasi e ngatërroi me një konkurrent për dashurinë e femrës.

18:52
Cristiano Ronaldo këshillohet nga ‘miku’ Nurmagomedov të refuzojë PSG e të shkojë në Angli (fotot)

Legjenda e arteve marciale Khabib Nurmagomedov raportohet se ka nxitur Cristiano Ronaldo të largohet nga Juventus kësaj vere, por si “mik i ngushtë” i tij e ka këshilluar edhe më tej duke i thënë të refuzojë milionat e PSG për të luajtur në futbollin anglez.

18:44
PD mbledh Këshillin Kombëtar, ja ora dhe data

Partia Demokratike ka vendosur që ditën e hënë, 30 gusht 2021, në orën 18:00, të mbledhë Këshillin Kombëtar.

18:44
Sheriati, “Rruga e ujit”: Si funksionon qeverisja nën ligjin islamik!

Talebanët njihen për faktin që kur morën nën shumicën e Afganistanit në 1996, vunë në zbatim një version të rreptë të Sheriatit, ose ligjit islamik.

18:39
​Mutizmi selektiv/ Shkaku, simptomat dhe si trajtohet ky problem te fëmijët?

Fenomeni, në të cilin një fëmijë ndalon së foluri në disa situata ose, siç u duket shpesh prindërve, kur ai thjesht dëshiron, quhet mutizëm selektiv. Mund të ndodhë si reagim ndaj një ngjarje traumatike dhe fëmija në situata që i paraqesin stres mbështetet në komunikimin jo verbal në vend të komunikimit verbal sepse kërkon më pak nervozizëm.

18:36
Nga puna e ndershme në shtëpi bari, shqiptari: Më duheshin paratë për djalin e sëmurë!

E mashtruan dhe e tërhoqën me premtimin e një pune të ndershme, vetëm që më pas te përfundonte në një shtëpi bari.

18:29
Elefanti i inatosur rrëzon skulpturën ‘realiste’ të mashkullit, pasi e ngatërroi me një rival dashurie (fotot)

Këto janë momentet qesharake kur një elefant xheloz sulmon një skulpturë gjigante në një park të botës së egër, kur e ngatërroi me një konkurrent për dashurinë e femrës.

18:26
I jepet zgjidhje udhëtarëve/ Një traget do çojë pasagjerët në Bari dhe Ankona

Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi më herët gjatë ditës se lundrimi drejt Barit nuk do të bëhej në orarin e përcaktuar.

18:15
Kërkoi shuma të mëdha parash që mos i prishte objektet pa leje, SHÇBA ndalon Nd/Specialistin e Policisë Kriminale

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë ka bërë të mundur ndalimin e një inspektori 47-vjeçar, konkretisht Nd/Specialistin e Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”.

18:14
Asteroidi Bennu do të godasë Tokën? NASA llogarit datën e përplasjes!

Quhet 101955 Bennu, është pjesë e grupit të asteroidëve Apollo që i vijnë rrotull Diellit në një orbitë të afërt me atë të Tokës dhe është zbuluar në 1999-tën.

18:10
Pesë të vdekur nga të shtënat pranë ambasadës franceze në Tanzani

Pesë persona, përfshirë tre policë, u vranë sot në një të shtëna pranë Ambasadës franceze në Dar-es-Salaam, tha sot presidentja e Tanzanisë Samia Suluhu Hassan.

18:03
Talibanët kanë kapur më shumë se 100 helikopterë ushtarakë, thotë Rusia (fotot)

Flota e helikopterëve rusë të transportit Mi-17 ishte prokuruar nga SHBA për forcat e armatosura afgane.

17:59
Mjekët këshillojnë/ Po nëse infektoheni me koronavirus dhe vaksinoheni?

Vaksina anti-covid mbron nga simptomat e rënda të sëmundjes, por është ende e mundur të infektohesh. Mjekët kanë theksuar disa gjëra që duhet të dini. Para së gjithash, ata vërejnë, është e rëndësishme të vaksinoheni, por prapë vishni një maskë dhe mbani distancën tuaj.

17:45
Rriten frikshëm infektimet/ Ministria e Shëndetësisë: 844 raste të reja dhe 3 viktima, humb jetën 20-vjeçari nga Korça

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se janë rritur frikshëm rastet e reja si dhe janë shënuar 3 viktima si pasojë e Covid-19, njëri prej tyre vetëm 20-vjeç.

17:43
Zyrtari britanik: Rreziku i një sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit është shumë i lartë

Një zyrtar i lartë britanik sheh një rrezik shumë të lartë të një sulmi terrorist, gjatë operacionit për evakuimin e civilëve nga aeroporti i Kabulit, kundër forcave amerikane dhe britanike.

17:32
AI: Armë serbe në duart e militantëve të ISIS!

Ekspertët e armëve të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, kanë identifikuar armë të prodhimit serb në videot e publikuara nga grupet e armatosura që veprojnë në rajonin afrikan Sahel, përfshirë edhe degën e grupit militant, Shtetit Islamik, i cili ka marrë përgjegjësinë për qindra raste të vdekjeve të civilëve.

17:24
Gruaja që akuzoi deputetin për përdhunim vdes duke u vetë-djegur (fotot)

Një vajzë 24-vjeçare indiane i ka vënë zjarrin vetes javës që shkoi pas një fushate presioni e kërcënimesh nga policia e gjyqësori i vendit, për të hequr dorë nga akuzat e përdhunimit nga një deputet i parlamentit. Ngjarja ka sjellë sërish në vëmendje trajtimin e turpshëm të grave në vend.

17:16
DASH për afganët në Shqipëri: Është siguria në mes, nuk japim dot informacione!

Ndonëse përgatitjet për mbërritjen e refugjatëve afganëve kanë nisur prej ditësh, asnjë prej tyre nuk ka shkelur deri tani në Shqipëri.

17:10
Erion Braçe paralajmëron largimin nga kabineti i Ramës: Ka një fund!

Zv-kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje ndërsa ndodhej në Thumanë, pas tërmetit të tmerrshëm të 26-nëntorit, ka paralajmëruar largimin nga kabineti i qeverisë Rama.

17:03
Bie shkalla e vaksinimit në Afganistan

Shkalla e vaksinimit kundër koronavirusit në Afganistan ka rënë për 80 për qind në javën e parë pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

17:03
“Një dozë e 2-të e vaksinës J&J rrit 9-fish nivelin e antitrupave”

“Marrja e një doze të dytë të vaksinës Johnson & Johnson rrit në mënyrë të shpejtë numrin e antitrupave”. Kështu ka bërë të ditur kompania britanike, e cila thotë se qytetarët duhet të marrin një dozë të dytë.

16:50
Dha dorëheqjen për të shërbyer te Infektivi/ Largimi i Najada Çomos rikthen në Kuvend Mimi Kodhelin

Largimi i mjekes Najada Çomo nga lista e deputetëve socialistë për qarkun e Tiranës rikthen në parlament politikanen Mimi Kodheli.

16:46
Kreu 74-vjeçar i mafias japoneze bëhet “Jakuza” i parë që dënohet me vdekje (fotot)

Llogaritet se në Japoni ka rreth 24 grupe Jakuza, sipas policisë vendase. Kudo-kai përbëhet nga 280 anëtarë aktivë, dhe megjithse nuk është grupi më i madh, është nga më mizorët. Aktiviteti i tyre ka stil mafioz, duke detyruar pronarët e bizneseve vendore të paguajnë para për “mbrojtjen” e grupit.

16:32
Drejtoria e Tatimeve vë në zbatim planin e masave për Fiskalizimin: Duke nisur nga 1 shtatori…

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon me zbatimin e planit të masave per Fiskalizimin dhe ka informuar të gjithë tatimpaguesit se prej datës 1 shtator do të vijojë zbatimi i këtij plani për informimin dhe ofrimin e asistencës në vendet e ushtrimit të aktivitetit me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor për fiskalizimin e transaksioneve me para në dorë.

16:19
“Ju kemi në grykën e pushkës”, forcat anti-talebane në Panjshir pozicione strategjike!

Në mesin e xhepave të rezistencës anti-talebane në Afganistan, më i madhi është padyshim ai që po organizohet në Luginën e Panjshirit.

16:14
Policia Rrugore vijon kontrollet/ Arrestohen 15 drejtues mjetesh, pezullohen 96 leje drejtimi

Në të gjitha rrugët e vendit vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

16:11
Afrimitet i tepruar me shimpanzenë, gruas i ndalohet hyrja në kopshtin zoologjik!

Kopshti zoologjik i Anverës në Belgjikë i ka ndaluar hyrjen një gruaje për shkak te “marrëdhënies shumë të afërt” që ajo kishte krijuar me një shimpanze.

15:55
Gruaja merret peng nga turma në Pakistan, i grisin rrobat, e prekin seksualisht teksa bënte video për TikTok (pamje të rënda)

Një vajzë e re është grabitur dhe sulmuar seksualisht nga qindra burra në një park në Lahore të Pakistanit.

15:52
Kosovë/ Rekord tjetër i zi, 2541 raste të reja dhe 14 të vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e fundit Kosova ka shënuar një tjetër rekord të ri sa i përket rasteve me koronavirus.

15:48
Biden i vë vulën: Pas 31 gushtit, asnjë këmbë ushtari amerikan në Afganistan!

Pavarësisht sinjaleve për të kundërtën, dhe kritikave të ashpra, presidenti amerikan Joe Biden vendosi përfundimisht që tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani të mbyllet në 31 gusht.

15:43
Trageti nga Porti i Durrësit drejt Barit nuk do të bëhet në orarin e parashikuar mbrëmjen e sotme, pritet të njoftohet orari i ri

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se lundrimi drejt Barit i tragetit “AF Francesca” nuk do të bëhet në orarin e përcaktuar.

15:35
Najada Çomo pritet të zëvendësohet nga Mimi Kodheli, dorëzoi mandatin e deputetes për të vijuar punën tek “Covid 1”

Largimi i mjekes Najada Çomo nga lista e deputetëve socialistë për qarkun e Tiranës rikthen në parlament politikanen Mimi Kodheli.

15:29
Bebja e kopertinës së famshme padit grupin muzikor ‘Nirvana’ për pornografi të miturish për foton e 1991 (fotot)

Bebeja e njohur e kopertinës së albumit të grupit muzikor Nirvana, ka paditur grupin për pornografi fëmijësh për imazhin e vitit 1991.

15:29
Sporte ujore në Pogradec, së shpejti do të organizohen edhe maratona

Edhe pse fundi i sezonit veror po afron, sportet ujore janë një prej aktiviteteve më të bukura në liqenin e Pogradecit.

15:20
Tiranë/ Plagoset me thikë 34-vjeçari në Rrugën e Barrikadave

Tiranë – Një 34-vjeçar, i identifikuar me inicialet G.M., është plagosur me thikë mesditën e sotme në Rrugën e Barrikadave.

15:17
SHBA përshpejton evakuimet: 21 mijë të larguar në 24 orë!

Rreth 21,600 vetë janë evakuar nga Afganistani vetëm gjatë 24 orëve të fundit, deklaroi gjeneral major Hank Taylor, zv/drejtor i logjistrikës në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

15:15
Nis investimi për ujë 24 orë, Veliaj në Bovillë: Në dy vite do kemi një megakantier

Investimi që po kryhet në Bovillë për zgjerimin e kapacitetit përpunues do të mundësojë ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës si dhe do të furnizojë edhe banorët e Kamzës.

15:14
Gjermani, po mbarojnë punëtorët: Duhen 400.000 emigrantë në vit!

E dëshpëruar për punëtorë, Gjermania duhet të lejojë të vijnë shumë më tepër emigrantë të kualifikuar paralajmëroi kreu i agjencisë së punës në vend.

15:10
Marigonës ia thyen eshtrat/ Vajza mund të ketë vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital

18 vjeçarja nga Ferizaj rezulton të ketë ndërruar jetë si pasojë e politraumes, që nënkupton dy e më shumë dëmtime serioze në trup.

15:06
Me maska në ambiente të mbyllura/ Të vaksinuarit infektohen 32 herë më pak se sa të pavaksinuarit

Ndonëse ka një përkeqësim të situatës Covid në Shqipëri, ku numri i të infektuarve me koronaviurs është 5-fishuar brenda dy javësh, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat por ka bërë thirrje për të përdorur maskat  në ambiente të mbyllura .

15:01
Javën tjetër, qeveria e re Rama/ Kryeministri: Ministrat të vazhdojnë punën deri në ditën e fundit

Nga mbledhja e fundit me ministrat e kabinetit Rama 2, kreu qeverisë shqiptare tha se ky mandat i dytë katër vjeçar mbyllet me një notë pozitive paçka se tërmeti dhe pandemia Covid 19 ndryshoi prioritetet, duke theksuar se ishin sfida ekstreme që shfaqen ne rrugën e një qeverie një herë në 100 vjet.

14:51
Pas tentativës për arratisje të Çekajt dhe Pjetrit, “plas ahengu” tek burgu 313. Policët hapin USB-në me këngë dhe video humori të ‘Portokalli’

Pas tentativës për arratisje të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, në burgun 313 duket se ka nisur ahengu me muzikë dhe video humori. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se dy ditë më parë, policia ka gjetur një USB në qelinë e Anton Gjokës, për të cilin kanë nisur hetimet.

14:30
Rrahu për vdekje 18-vjeçaren, me të cilën bashkëjetonte/ Gjykata miraton masën e arrestit ndaj Dardan Krivaqës

Gjykata e Ferizajt, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës, nën akuzën e vrasjes së partneres së tij, Marigona Osmani.

14:09
Basha reagon pas deklaratave të Ramës për mandatin e tretë: Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pak minuta pas fjalës përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama për mandatin e dytë duke thënë se “nuk ka asgjë të re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra.”

14:09
Sezon i suksesshëm turistik/ 90 mijë shtetas kanë hyrë në vend përmes portit të Durrësit gjatë muajit gusht

Shifrat e persona që kanë vizituar vendin tonë këtë verë, flasin për një sezon të suksesshëm turistik.

13:58
Turqia “ia dredh” Rusisë? Zyrtari turk: S’hyjmë në sherr me SHBA, s’ka blerje të dytë për S 400!

Një zyrtar i lartë turk i hodhi poshtë pretendimet e palës ruse për blerjen e një njësie të dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400. Ai këmbënguli se  Ankaraja nuk është në fazat përfundimtare të nënshkrimit të një marrëveshjeje të tillë.

13:36
Investim i ri në Bovillë, Veliaj inspekton nisjen e fazës së dytë të punimeve: Shtojmë kapacitetin e furnizimit me ujë në Tiranë; Përfiton edhe Kamza

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës si dhe ecurinë për shtimin e kapacitetit të depos së ujit.

13:32
UNICEF jep alarmin: Mund të vdesin 1 milionë fëmijë afganë!

Rreth 1 milion fëmijë afganë parashikohet të vuajnë nga kequshqyerja akute gjatë këtij viti dhe mund të vdesin pa trajtim, paralajmëroi OKB -ja.

13:26
Pamjet/ Flying fox, jahti i miliarderëve po blen naftë pa taksa në portin e Sarandës

Flying fox është jahti i miliarderit Jeff Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë dhe me fitime marramëndëse brenda një dite. Kështu pretendojnë mediat italiane, ndërsa asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht.

13:26
Osmani nënshkruan marrëveshje me SHBA-në, 3.8 milion dollarë shtesë për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin e dytë të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë.

13:16
Ndërtim i paligjshëm, dhunë në familje dhe ngacmim seksual/ Arrestohen 6 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

12:52
“Qeveria e re shpallet javën e ardhshme”/ Rama: Vijoni punën deri në kalimin e detyrës, të mos shkojë asnjë ditë kot

Në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë ministrat për punën e tyre ndërsa bëri me dije se javën e ardhshme do të shpallet javën e ardhshme.

12:36
Shitje droge, falsifikim dokumentesh, vjedhje dhe plagosje me thikë/ Arrestohen 4 persona në Fier dhe Lushnje

Katër persona janë vënë në prangat e policisë të Fierit dhe Lushnje për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre kanë qenë të shpallur në kërkim, një për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe një për falsifikim të dokumenteve.

12:23
“Jam krenar që mbyllëm një mandat të vështirë”/ Rama reagon ndaj skeptikëve të vaksinës kineze: Në spital ndodhen gjysmë për gjysmë të vaksinuarit me Pfizer dhe Sinovac

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë për fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë. Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se është krenar pasi mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati të vështirë me tërmetin dhe pandeminë.

12:22
Vllaznia përballë Juventusit/ Më 1 shtator ndeshja e ekipit të femrave për Champions League

Vllaznia do të përballet me Juventusin në turin e tretë të Ligës së Kampioneve për Femrat.

12:19
Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Kërkoi tërheqjen kur varianti “Delta” nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive

Pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë si pasojë e variantit “Delta”, kryemministri Rama ka zbuluar se Najada Çomo ka dorëzuar mandatin e deputetes.

12:03
Lagja pa rrugë të shtruara në Fier/ Pluhur dhe baltë gjatë gjithë vitit

Rrugët e brendshme të lagjes Mbrostar Ferko në Fier janë në gjendje të amortizuar.

11:59
Bardhyli: Po punojmë për krijimin e një qendre për dorëshkrimet

Shqipëria duhet tu bashkohet vendeve të cilat prej kohësh kanë një Institut të Dorëshkrimeve dhe teksteve.

11:52
U kap në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, vihet në pranga një person në Lezhë (Emri)

Një person ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike. Ai është identifikuar si Nikoll Ndreca, banues në fshatin Kaçinar, Mirditë dhe është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike në fshatin Arrëz.

11:41
Vrau Xhuljan Bullarin me plumb në kokë, Bledar Selmanaj që u arrestua në Bllok bënte “kërdinë” me vjedhje në tre qytete të ndryshme

Bledar Selmanaj, 39-vjeçari i arrestuar në zonën e Bllokut në Tiranë për vrasjen e Xhuljan Bullarit rezulton emër i njohur për policinë.

11:40
Arrestohet në “Bllok” atentatori/ Vrau 25-vjeçarin në Babicë, njihej më parë me viktimën

Autori i dyshuar i vrasjes që ndodhi të shtunën pranë Babicës në Vlorë u vu në pranga mbrëmë në zonën e bllokut në Tiranë.

11:21
Hodhi kapsolla lakrimogjene gjatë performancës së Goran Bregoviç në Festën e Birrës, lihet në burg 21-vjeçari

21-vjeçari Redon Leka u arrestua si i dyshuari i hedhjes së kapsollave në natën finale ku performoi Goran Bregoviç.

11:07
“Nuk diskutohet që shkollat do të hapen”, Mira Rakacolli: Arsimtarët janë vaksinuar

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar rreth situatës së Covid-19 në vendin tonë duke mos bërë asnjë ndryshim në masat që janë në fuqi.

11:02
Kraja jep detaje rreth situatës në spitale: Janë 90 të shtruar, 30% janë në formë të rëndë

Profesor Dhimitër Kraja ka dhënë detaje rreth shtrimeve në spitalin Covid 1 pas shtimit të rasteve të reja dhe shfaqjes së variantit “Delta” në vendin tonë.

10:53
Dje u raportuan 800 raste të reja me Covid-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat: Situata mund të kontrollohet

Pavarësisht se një ditë më parë u raportuan 800 raste të reja me Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat duke theksuar se situata është nën kontroll.

10:44
Rritja e rasteve anti Covid/ Komiteti i Ekspertëve: Masat nuk kanë ndryshuar! Ju lutem vaksinohuni

Komiteti Teknik i Eskpertëve është mbledhur për të folur rreth qarkullimit të varianteve të reja të Covid-19 dhe rastet e reja ditore që janë rritur ndjeshëm.

10:44
Kurbin/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur, nisen drejt Traumës

5 persona janë plagosur paraditen e sotme, pasi dy automjete, më të cilat udhëtonin janë përplasur më njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “.

10:22
Aktivizohet një vatër zjarri në Karaburun

Një vatër zjarri është ndezur mëngjesin e sotëm në Karaburun në afërsi të Kishës së Marmiroit.

10:14
Vaksina në shtëpinë tuaj/ Në Izrael, krijohen njësitë lëvizëse për imunizimin e popullsisë

Izraeli do të dërgojë njësi të të vaksinimit në komunitetet me përqindje të ulët të vaksinimit.

10:07
Detaje/ Ekzekutoi me plumb në kokë Xhuljan Bullarin, arrestohet autori i dyshuar. Ja ku e kishte fshehur armën

Bledar Selmanaj është arrestuar si autori i dyshuar i ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë.