“Turp, turp, turp!”/ Krijohet një incident me Ervin Salianjin para selisë së PD-së, mbështetësit e Berishës…

20/12/2021 16:29

Një incident me protagonist deputetin e PD-së Ervin Salianjin është regjistruar të hënën pasdite pak para rifillimit të protestës së thirrur nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha.

Në momentin që Salianji ka mbërritur në seli, mbështetësit e zotit Berisha janë acaruar dhe kanë lëshuar thirrje kundër tij, deri sa ai është futur në selinë e PD.

Thirrje janë lëshuar dhe kundër kreut të PD-së Lulzim Basha dhe pro Berishës.

Me qindra protestues ishin mbledhur në oborrin e selisë së PD-së këtë të hënë, ndërsa thirrjet “o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” dukej se ishin refereni kryesor i atyre momenteve.

Në selinë e Partisë në një moment janë fikur dritat dhe kjo është interpretuar si një provokim ndaj demokratëve, të cilët kanë nisur me ovacione të thërrasin “Rama ik, Basha ik”.

Ndërkohë në selinë e PD-së ka mbërritur anëtari i Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka dhe Tritan Shehu. Noka i ka bërë thirrje qytetarëve protestues që t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë, ndërsa turmës i prin ish=kryeministri Sali Berisha.

Pas pak çastesh pritet të nisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur”.

Top Channel