“Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë”, Edith Harxhi në protestën e Berishës

20/12/2021 16:55

Demokratja Edith Harxhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb, Alesandar Vuçiç.

“Po mundohen të joshin Kosovën, Kosovën e brishtë. Sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite, 0, ka shëtitur disa herë në Beofgrad. Janë të gjitha mashtrime. Ku dolëm përsëri në një komb, një qëndrim, jemi ne ata që e bëjnë kombin, rreziku vjen nga Rama, nga Vuçiç dhe ata që paguan Ramën dhe Vuçiç në mision për të djegur Ballkanin. Gjoja nip i Pejës ai, asgjë në 4 vitet e fundit që është diskutuar, ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë nga selia e PD. I them Edi Ramës dhe Vuçic, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jerusalemi ynë është Meka jonë”, tha Harxhi.

Top Channel