Arrestohen dy persona në Elbasan, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për dhunë në familje

20/12/2021 12:32

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra shtetasi A.H., 44 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi gjykata caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për veprën penale “dhuna në familje”.

Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi E.B., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi J. K, 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel