Fjalimi i kryetarit Lulzim Basha, me akuza ndaj qeverisë për vjedhje e korrupsion, kur në rend të parë të ditës është kontrata me Pfizer për blerjen e 1.5 milion vaksinave, revoltohet Taulant Ballën.

Sipas tij, në kuvend nuk po respektohet rregullorja dhe secili flet çfarë do, jo çfarë është parashikuar në rend të ditës. Ai iu drejtua kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla, duke i kërkuar që “kuvendi të kthehet në binarët e rregullores”.

Këtu në këtë sallë, respektimi i rregullores ka arritur në nivelin më të ulët. Këtu kemi në rend marrëveshjen me Pfizer, për 1.5 mln doza të tjera. Asnjë këtu nuk ka folur për këtë, përveç ministres së Shëndetësisë.

“Nëse rregulloren e kuvendit do ta bëjmë llastik, nuk kemi për të mbaruar kurrë, sidomos sot që kemi një seancë të gjatë. Unë mendoj që respektimi i rregullores së Kuvendit është domosdoshmëri. Dua t’ju kujtoj që e drejta e fjalës është e përcaktuar në disa nene dhe në nenin 48 thuhet që kur është jashtë rendit të ditës. Nenin 48 ta respektojmë. Kur flasim për pikën e parë, do të flasim për pikën e parë”.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kritikoi dhe mos mbajtjen e maskave mbrojtëse anti Covid. Pavarësisht se keni bërë apel, i tha ai Nikollës, këtu shumica nuk i mban.

Menjëherë ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha. Demokracia e vërtetë ka nevojë për procedurë dhe rregullore, tha Basha por këtu nuk jemi në demokracinë e vërtetë”.

Fasada e një parlamenti të pjellë nga maskara zgjedhore ne nuk mund të bëhemi kurrë. Nëse zonja e pa të arsyeshme që kjo kohë të zgjaste 10 minuta, mund t’i diskutoni më vonë. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, u shpreh kreu demokrat në replikën e tij.

Top Channel