Basha i përgjigjet Ballës: Harroni se mund të na mohoni të drejtën e fjalës! Opozita, më e rëndësishme se rregullorja

20/12/2021 11:23

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili kërkoi që të respektohet rendi i ditës dhe të diskutohet për marrëveshjen me Pfizer.

Basha: Këtu kur përmendet emri merret e drejta për replikë. Zonja kryetare mos u kompleksoni nga ajo që ndodhi këtu. Nuk mund të jetë rregullorja më e rëndësishme se fjala e opozitës. Aq kohë sa më japin mos mendoni se nuk do ta marr.

Pavarësisht rendit të ditës, kjo sallë është konvokuar në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve. Këto poste që ndajnë paratë e shqiptarëve janë uzurpuar në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve. Fasadë e një parlamenti të pjellë nga masakra zgjedhore nuk mund të bëhemi kurrë. Harroni se mund të na mohoni të drejtën e fjalës pa pasoja.

Top Channel