“PD është zgjuar nga gjumi letargjik”, Tritan Shehu: Tani e tutje do jemi në protesta të shumta

20/12/2021 17:27

Deputeti Demokrat, Tritan Shehu nga sheshi para kryeministrisë ku po mbahet protesta e organizuar nga Sali Berisha tha se PD është zgjuar nga gjumi letargjik.

Tritan Shehu: Ne jemi mbledhur këtu sot të ngritur të rigjallëruar të tregojmë forcën tonë së bashku për të protestuar ndaj paktit Rama-Vuçiç sepse edhe Maqedonia e Veriut e braktisi sepse askush nuk u bashkua. Ky pakt ka si qëllim të sjellë sërish fantazmën e Jugosllavisë së Re. Ka për qëllim të lidhë rajonin tonë nëpërmjet traktatit Euro-Asia. Shqipëria është larguar nga perëndimi gjatë perandorisë otomane dhe gjatë sundimit komunist. Kjo nuk do të përsëritet më.

Të dashur miq ne kemi ardhur për të protestuar sepse e kemi ndjerë rrezikun. Por kemi ardhur edhe për të konfirmuar vullnetin tonë të pandryshueshëm për të qenë pjesë e familjes që ne i përkasim. Dua të përfitoj për të thënë se duam bashkëpunim me të gjithë rajonin por të udhëhiqemi nga procese europiane si Procesi i Berlinit.

PD që në gjenezën e saj që ditën e parë lindi si forca e vetme pro-europiane, pro perëndimore. Kështu jemi dhe do të vazhdojmë të jemi. Kushdo që kërkon të vendosë damka kërkon të fusë anti-amerikanizmin sepse ne jemi më pro-amerikanët dhe pro perëndimorët Jemi të sigurt se në këtë periudhë pas gjumit letargjik ku kishte rënë PD do të mbushim sheshet shumë herë në protesta të vazhdueshme.

Top Channel