Aldo Bumçi ishte i pari që mori fjalën në protestën e organizuar nga Sali Berisha para Kryeministrisë.

Bumçi rreshtoi një sërë akuzash kundër kryeministrit Edi Rama për projektin e Ballkanit të Hapur, për të cilin tha se është një thikë pas shpine për Kosovën.

Aldo Bumçi: Duan ti paraqesin para botës sikur të jenë garantuesit më të mëdhenj të paqes në rajon me Balkanin e Hapur. Aleanca Rama Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës, thikë pas shpine, kundër interesit të shqiptarëve.

Ky projekt dështoi por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me minishengenin apo si e quajnë sot Open Balkan, por ata duan të izolojnë Kosovën me këtë projekt. Vuçiç ish-ministër i Milloshevicit, por Rama thotë ai është lider evropian.

Nga i buron ky besim Ramës te Vuçiç, i buron nga pazaret për pushtet. Ka vetëm një projekt evropain dhe ai nuk kalon nga Rama Vuçiç.

Ka vetëm një mënyrë për shoqëri demokratike dhe ajo është opozita e cila është në shesh, dhe ne nuk ndalojmë, deri sa t’ja shkurtojmë ditët këtij regjimi.

Top Channel