Rekord i frikshëm në Spanjë, temperatura në Barcelonë arrin nivelin më të lartë në histori Mijëra gra të akuzuara për magji në Skoci mes viteve 1563 dhe 1736 do të falen dhe rehabilitohen pas vdekjes, thonë mediat britanike.
Gjuetia e Madhe Skoceze e Shtrigave të vitit 1597 filloi pasi mbreti James VI i Skocisë miratoi Ligjet e Shtrigave, duke rezultuar në një seri gjyqesh në të gjithë vendin për rreth 400 njerëz, kryesisht gra dhe vajza, të akuzuara për forma të ndryshme diabolizmi, duke nisur nga mallkimi, ndryshimi i formës në atë të një kafshe apo kërcënim me djallin.
Pas një fushate dy vjeçare, projektligji për këtë çështje në Parlamentin skocez ka marrë mbështetjen e administratës së ministres së parë të Skocisë, Nicola Sturgeon.
Deputetja e Partisë Kombëtare Skoceze, Natalie Don, sqaroi se projektligji mund të miratohet verën e ardhshme.
“Duhet korrigjuar ky gabim, e të falen këta persona të kriminalizuar, kryesisht femra”, tha ajo.
The Guardian thotë se shenjat e lidhura me magjinë – fshesa, kazani, macja e zezë dhe kapelja me majë të zezë – lidheshin me “alewives”, emri për gratë që prodhonin një lloj birre të lehtë, e cila përdorej në vend të ujit që kishte cilësi shumë të dobët.
Shenja e fshesës u tregonte njerëzve se birra ishte në shitje, kazani ishte vendi ku mbahej, macja përdorej kundër minjve që bënin kërdinë dhe kapelja i dallonte këto gra në treg.
Por gratë u përjashtuan nga prodhimi i birrës dhe u zëvendësuan nga burrat në momentin që ajo u kthye në një industri fitimprurëse.
Top Channel